AlbanianSport.com 12/10/2018 14:20
ASNN – Talenti dhe aftësitë janë aspekte të rëndësishme të çdo sporti, dhe volejbolli nuk bën përjashtim. Por përkundër të gjitha këtyre qëndron shpirti i paepur dhe dëshira për të sfiduar veten deri në kufinj të pakapërcyer më parë.
I tillë ka qenë rasti i volejbollistes shqiptare, Erblira Bici, e cila ka pësuar një kontraktim të fortë në kofshën e majtë dhe është këshilluar nga mjekët të pushojë dhe të mos luajë.
(Muzikë)
Por 23-vjeçarja e ka sfiduar veten dhe ka shtangur edhe trajneri dhe shoqet e skuadrës së saj të Novarës, pasi ka luajtur në të dy takimet e një turneu miqësore këto ditët e fundit.
Dhe jo vetëm që ka luajtur, por, ashtu, me këmbën e fashuar dhe përtej dhimbjes, ka shënuar 19 pikë në ndeshjen e parë dhe plot 27 në të dytën me nënkampionen e volejbollit italian të femrave.