(Video) Volejboll – Femra / Erblira Bici, shënuesja më e mirë e ndeshjes

Share Button

AlbanianSport.com 12/02/2019 14:20

ASNN – 23-vjeçarja realizon 13 pikë në fitoren në 3 sete të Novarës në Serinë A1 të kampionatit italian. Vazhdon mjaft i kënaqshëm sezoni i parë i shqiptares Erblira Bici në nivelin më të lartë të volejbollit italian të femrave dhe, në takimin e javës së 19-të të Serisë A1, ajo ka qenë shënuesja më e mirë e skuadrës së saj, Igor Volej Novarës, në fitoren në 3 sete në fushën e Lardini Filotranos.

Në një takim ku pikët u shpërndanë gjerësisht, teksa dy nga shoqet e saj të skuadrës, Stufi dhe Kirikela, shënuan nga 9 pikë secila dhe dy të tjera, Seleste Plak dhe Mishelë Bartsh shënuan përkatësisht 11 dhe 10 pikë, Bici realizoi 13 pikë, duke qenë edhe realizuesja më e mirë e takimit, pasi shënuesja më e mirë e skuadrës kundërshtare kishte 11 pikë.

Nga këto 13 pikë, 23-vjeçarja e realizoi njërën direkt nga shërbimi, dy të tjera në bllok, ndërsa 10 pikë i realizoi në sulm. Kjo ishte një tjetër paraqitje e mirë e volejbollistes 1 m e 86 cm e lartë, e cila gjithashtu është shpallur edhe dy herë të tjera Lojtarja më e mirë e ndeshjes (MVP), ndërsa ka dhënë kontributin e saj edhe në pjesëmarrjen e skuadrës në Ligën e Kampioneve të Evropës.

Novara është në rrugë të mbarë edhe në veprimtarinë prestigjioze të rrjetës kontinentale të femrave, ku e ka siguruar edhe matematikisht kualifikimin, por pritet të sigurojë edhe kreun e renditjes së grupit. Në fillim të këtij muaji, skuadra e kapitenes kuqezi mbrojti me sukses edhe trofeun e Kupës së Italisë, në atë që ishte një arritje historike për volejbollisten shqiptare.

Skuadra e Bicit është në rrugë të mbarë edhe në kampionat, ku ndan kreun e renditjes me Imoko Volejin, skuadrën të cilën e mundi në 5 sete në finale të Kupës. Me pak fjalë, pas dy sezonesh të suksesshme në Serinë A2, ky sezon i sportistes shqiptar në Serinë A1 premton të jetë mjaft i suksesshëm, përtej faktit se ajo po e përballon mjaft mirë aktivizimin në një skuadër të mbushur me yje të volejbollit evropian dhe atij botëror, duke dhënë maksimumin sa herë i është dhënë mundësia.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh