(Video) Volejboll – Femra / Delmati, një mysafir i veçantë i Kombëtares

Share Button

AlbanianSport.com 01/06/2018 10:45

ASNN – Volejbollistja shqiptare, Erblira Bici, ka bërë një sezon të shkëlqyer në Itali, por trajneri i saj, Davide Delmatí, mendon se ajo ka ende shumë për të dhënë dhe është një një lojtare e denjë për Serinë A1. Trajneri ka qenë këto ditë mysafir i Kombëtares kuqezi të volejbollit të femrave dhe ka ndarë në një intervistë për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar disa prej përshtypjeve të tij.

Kombëtarja kuqezi e volejbollit të femrave ka patur gjatë këtyre ditëve një mysafir të veçantë, Davide Delmatin, trajnerin e LMP Mondovisë, skuadrës italiane ku ka milituar pëgjatë dy sezoneve të fundit edhe shqiptarja Erblira Bici. “Jam këtu i ftuar nga stafi i përfaqësueses shqiptare për të ndjekur disa seanca stërvitore, por edhe për të parë Erblira Bicin, që ka luajtur me ne sezonin që sapo u mbyll”, – ka rrëfyer ai.

“Është një përvojë zbavitëse dhe po shoh që skuadra po stërvitet me seriozitet për ndeshjet e saj”, – ka theksuar italiani. Duke folur ekskluzivisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqipar, Delmati ka theksuar se nuk është çuditur nga loja e volejbollistes shqiptare gjatë sezonit që sapo u mbyll. “Po e prisja, sepse edhe sezonin e saj të parë tek ne ka luajtur shumë mirë”, – ka thënë trajneri.

“Këtë sezon është rritur edhe më tepër në lojën e saj, ndërsa kemi bërë një kampionat mjaft të mirë, duke shkuar edhe në finale të Kupës, – ka vijuar ai. – Era ka qenë padyshim vendimtare në këtë sezon që kemi bërë, por është pjekur edhe në planin personal. Për mua është një lojtare që ka ende shumë për të dhënë dhe që mund të shkojë shpejt edhe në Serinë A1.”

Trajneri italian mendon se skuadra e tij arriti maksimumin, pavarsisht se nuk u ngjit dot në nivelin më të lartë të volejbollit italian, teksa thotë: “Po, humbëm dhe nuk shkuam dot deri në fund. Por për mua skuadra nuk ka asnjë arsye për vajtuar, sepse patëm shumë dëmtime në fazën finale dhe kjo na dënoi në fund. Nuk ishim nisur në fillim të sezonit me synimin për të shkuar në A1, kështu që vajzat kanë bërë shumë mirë dhe mua më ka mundësuar klubi që të bëjmë një punë të mirë.”

Ndërsa për vetë Bicin, kjo vizitë ishte një surprizë e këndshme nga një trajner që e ka ndihmuar atë të rritet profesionalisht.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh