AlbanianSport.com 02.06.2017 19:50
ASNN – Erblira Bici është një nga eksportet e suksesshme shqiptare të volejbollit të femra, krahas Arjola Prengës dhe Sava Thakës, dhe për lojtaren 1 metër e 86 centimetra të gjatë, përvoja në Itali ka qenë mjaft e vyer.
Për Bicin, Kombëtarja vjen në një tjetër stad të lojës së saj në pjesëmarrjen e dytë në Ligën e Evropës në volejboll për Femra. Volejbollistja shqiptare, Erblira Bici, luajti sezonin e shkuar me ekipin italian të LPM Mondovit në Serinë A2 dhe është shndërruar në një nga shtyllat e ekipit kombëtar.
Në prag të pjesëmarrjes në Ligën e Evropës, ajo e çmon lart përvojën e përfituar në Itali. Kjo i jep 22-vjeçares optimizëm për rezultate pozitive në grupin A, ku Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë, Finlandën dhe Austrinë.
Ndeshjet e grupit A të Ligës së Evropës do të luhen nga data 9, deri më 11 qershor 2017 në Shqipëri dhe nga data 16, deri më 18 qershor 2017 në Bjellorusi.