AlbanianSport.com 11/12/2017 09:45
ASNN – Viti 2018 pritet të jetë një vit i ngjeshur për volejbollin shqiptar në arenën ndërkombëtare. Veçohet padyshim fakti se Shqipëria do të mirëpresë vitin që vjen fazën finale të Evropianit të Nën-19-vjeçareve, ndërsa misioni i drejtimit të ekipit i është besuar trajnerit të mirënjohur, Roland Tarja.
Shqipëria do të mirëpresë vitin që vjen fazën finale të Evropianit të Nën-19-vjeçareve, ndërsa misioni i drejtimit të ekipit i është besuar trajnerit të mirënjohur, Roland Tarja. Për Presidentin e Federatës Shqiptare të Volejbollit, zgjedhja e Tares ishte një zgjedhje logjike. Për vetë trajnerin, privilegji është i madh, por më e madhe është përgjegjësia.
Për kreun e organizmit që qeveris rrjetën shqiptare, pritshmëritë janë të mëdha. Kurse trajneri ka nisur tashmë punën në përgatitje të kësaj veprimtarie.