AlbanianSport.com 24/03/2018 18:00
ASNN – Në atë që është sezoni i saj i dytë në nivelin e dytë të kampionatit italian të volejbollit për femra, Serinë A2, Erblira Bici është konfirmuar si lojtarja më e spikatur e skuadrës së saj, LPM Mondoví. Duke folur ekskluzivisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, 23-vjeçarja shprehet më kërkuese për veten, ndërsa rrëfen edhe pritshmëritë e Kombëtares kuqezi të vajzave të rrjetës.
Një sezon i jashtëzakonshëm që ka kapërcyer edhe vetë pritshmëritë e protagonistëve. Kështu e cilëson sportistja shqiptare Erblira Bici sezonin e saj aktual në nivelin e dytë të kampionatit italian të volejbollit për femra. Duke folur ekskluzivisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, 23-vjeçarja shprehet më kërkuese për veten, pavarsisht një sezoni të jashtëzakonshëm edhe në planin personal
Kjo paraqitje e ka bërë atë kandidate për një kontratë në nivelin më të lartë, në Serinë A1, por volejbollistja 1 m e 86 cm e lartë nuk dëshiron të nxitohet. Volejbollistja kuqezi beson se ky vit do të jetë ndryshe edhe për Kombëtaren e vajzave të rrjetës. Sportistja që e ka nisur pak vite më parë karrierën nga qyteti i saj i lindjes, Gramshi, ka edhe një apel për volejbollistet shqiptare.
Skuadra e shqiptares kryeson renditjen e Serisë A2 të volejbollit italian të femrave dhe arriti deri në finalen e Kupës së Italisë, ndërsa vetë Erblira Bici është në 5-shen e shënueseve më të mira të kampionatit.