AlbanianSport.com 30/10/2018 15:15
ASNN – Volejbollistja shqiptare, Erblira Bici, është zgjedhur edhe si lojtarja më e mirë e ndeshjes së javës së parë të Serisë A1 në Itali, dhe 23-vjeçarja nuk e ka fshehur kënaqur kënaqësinë për këtë nisje e mbarë të karrierës së saj me Novarën. E ka nisur sezonin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar 16 pikë në fitoren e skuadrës së saj, Novarës, ndaj Breshias, dhe Erblira Bici nuk e ka fshehur kënaqur kënaqësinë duke folur pas ndeshjes.
“Faleminderit, jam shumë e kënaqur sepse kjo ishte ndeshja e parë për mua në A1 dhe doja të jepja gjithçka, – ka thënë ajo. – Jam shumë e kënaqur për rezultatin, për të gjithë grupin që, edhe pse nuk luajtën disa nga lojtaret titullare, kanë dhënë gjithçka dhe fituam. Ishte shumë e bukur me këtë pallat sporti plot dhe nuk di ç’të them më. Për 23-vjeçaren, që është zgjedhur edhe si lojtarja më e mirë e ndeshjes, kjo ishte një nisje e mbarë në Serinë A1.
“Për mua, kjo fanellë që mbaj tani është shumë e rëndësishme dhe ishte shumë e rëndësishme ta nisnim kështu këtë kampionat, me këtë rezultat, – ka thënë kapitenia e Kombëtares kuqezi. – Kemi gabuar pak në setin e dytë, por dhe kundërshtari luajti më mirë sesa në të parin. Pastaj, setin e 3-të e kemi nisur më mirë, me sulmin, me bllokun e me të gjitha dhe e mbyllëm kështu.” Bici ka firmosur një kontratë njëvjeçare me nënkampionet e Italisë.