(Video) Vllaznia / Zhbllokohen financat, klubi merr trajtën e duhur për vazhdimësinë

Share Button

AlbanianSport.com 29/05/2020 20:55

ASNN – Përveç buxhetit, miratohet edhe Bordi Mbikëqyrës, Lici dhe Kadija flasin pas mbledhjes. Të premten është zhvilluar mbledhja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, që ka zhbllokuar më në fund ngërçin e Klubit të Futbollit “Vllaznia”. Kjo mbledhje ka miratuar buxhetin, që ka kapur vlerën e 130 milionë lekëve, por edhe ka miratuar Bordin e ri Mbikqyrës, organ ky që vitet e fundit nuk ka funksionuar.

Ndonëse në rendin e ditës së Këshillit Bashkiak të Shkodrës për KF Vllazninë përcaktoheshin 3 pika, “Projekt-vendim për zvogëlim të thjeshtuar të kapitalit aksionar”, “Projekt-vendim për miratimin e buxhetit të shoqërisë aksionare “Klubi i Futbollit Vllaznia sh.a” për vitin 2020”, “Projektim vendim për miratimin e pasqyrave financiare për vitin 2018 të shoqërisë aksionare “K.F. Vllaznia sh.a.”, mbledhja është hapur me një propozim jashtë rendit të dites për miratimin e Bordit të ri Mbikqyrës Vllaznia, pozicion ky që vitet e fundit nuk ka qënë në funksion.

Diskutime këto që kanë marrë më shumë se 90 minuta kohë, jo vetëm për rëndësinë e ekzistencës së këtij bordi, por edhe për emrat që duhet të bëheshin pjesë e këtij bordi. Ndërkohë, në vijim është kaluar në trajtimin e pikave të rendit të ditës ku me interes është ndjekur raporti i përcjellë nga ana e administratorit të Klubit të Futbollit Vllaznia, Suad Lici.

Duke folur pas mbledhjes, Lici ka dhënë edhe mendimin e tij lidhur me buxhetin, që ka kapur vlerën e 130 milionë lekëve të reja, të cilin e vlerëson si një vendim pozitiv. Për kreun e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Brisela Kadija, e cila në këtë rast ishte edhe drejtuesja e Asamblesë së Përgjithshme të KF Vllaznia, mbledhja në fjalë ishte e një përgjegjësie jo të vogël, pasi në një farë mënyre në opinionin publik shkodran dhe më gjërë këshilli dhe asambleja Vllaznia ishin të paragjykuar për nga përkatësia partiake.

Në mbyllje, Kadija në cilësinë e kryetares së Këshillit Bashkiak Shkodër ka edhe një mesazh për opinionin publik dhe tifozerinë shkodrane. Asambleja e përgjithshme e KF Vllaznia i ka mbyllur punimet e saj me atë që e hapi, propozimin për formimin e Bordit të ri Mbikëqyrës Vllaznia që me konsensus votimi për emrat e propozuar u la për në fund. Me votim të fshehte, nga 11 emrat e propozuar fitues dolën 5: Hysen Zmijani, Myzafer Bushi, Fatjon Nurja, Agron Okaj dhe Gledis Çeliku.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh