AlbanianSport.com 11/03/2024 19:55
ASNN – “Lokomotiva” shkodrane vazhdon përpara. Vllaznia mund edhe Skënderbeun në Korçë, tani vetëm -2 pikë nga kreu. Kategoria Superiore ka mbyllur të hënën javën e saj të 27-të, që është edhe java e fundit e fazës së 3-të, edhe pse njëri prej takimeve është shtyrë.
Në takimin e luajtur në Korçë, ka patur gol të anuluar, 11-metërsh të finalizuar me sukses dhe karton i kuq, teksa ka ndodhur gjithçka në sfidën midis Skënderbeut dhe Vllaznisë, e cila ishte e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë Superiore dhe u mbyll me rezultatin 1-0 për kuqeblutë.
Një ndeshje që nisi e kujdesshme për të dyja skuadrat, e cila mori ritmin e duhur me kalimin e minutave, me skuadrën korçare që u shfaq më kërkuese. Por pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, me kuqeblutë që pretenduan për një 11-metërsh në fund, por për kryesori dhe Sistemi i Ndihmësgjyqtarit të Videos (VAR), gjithçka ishte e rregullt.
Edhe në pjesën e dytë ishin korçarët që tentuan diçka më shumë dhe në minutën e 58-të arritën të gjejnë rrugën e rrjetës me anë të Ramos, por me rishikimin e VAR, gjithçka u anulua për një prekje të topit me dorë. 10 minuta më vonë, përsëri prekje e topit me dorë, përsëri Ramos, por këtë here episodi ndodh brenda zonës korçare.
Dhe pas rishikimit me nga dhoma e VAR-it, gjyqtari akordon një 11-metësh. Balaj mer përsipër goditjen nga pika e bardhë dhe nuk gabon, 1-0. Në fund të takimit, Vllaznia mbeti me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq të dhënë për Krymin pas një nderhyrja të gabuar në dëm të Liços.
Ndërkohë, korçarët tentuan deri në fund, Rabiu ishte i pafat me një goditje nga distance, e cila kaloi ngjitur me shtyllën, rezultati mbeti i pandryshuar. Vllaznia i gëzohet fitores 1-0 dhe ngjitet në vendin e dytë me 49 pikë, 2 më pak se Egnatia kryesuese, ndërsa Skënderbeu mbetet në kuotën e 37 pikëve në vend të katërt.