(Video) Vllaznia, nisje të përkryer kampionatit, dy gola Skënderbeut për kreun

Share Button

AlbanianSport.com 09/11/2020 08:35

ASNN – Kategoria Superiore mbyll javën e dytë, shkodranët, të vetmit me 100% fitore. Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka luajtur të dielën të gjitha takimet e javës së saj të dytë dhe Vllaznia mbetet e vetmja skuadër me një bilanc prej 100 % fitoresh, pasi ka triumfuar edhe në Korçë ndaj Skënderbeut. Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Kategoria Superiore ka mbyllur javën e dytë të sezonit të ri, duke i luajtur të dielën të 5 takimet.

Dhe në takimin e vetëm të luajtur në mbrëmje, Vllaznia ka triumfuar 2-0 në Korçë ndaj Skënderbeut vendas, duke u bërë skuadra e vetme që kryeson renditjen me pikë të plota, 6, pas dy fitoresh në këto dy javë të para. Boshnjaku Harris Dilaver, në minutën e 33-të, dhe braziliani Viktor da Silva 3 minuta para fundit të pjesës së parë, u kanë mjaftuar shkodranëve për të marrë fitoren dhe pikët e plota, teksa pjesa e dytë nuk ka sjellë gola të tjerë.

Në fakt, ishte një ditë e skuadrave udhëtuese e diela, pasi, përveç Vllaznisë, edhe Teuta mposhti minimalisht Tiranën 1-0, në takimin ku bardheblutë luajtën si pritën në Pogradec, por edhe Partizani fiton ndaj Kukësit që luajti se vendas në “Loro Boriçi” të Shkodrës, me dy gola të shënuar në gjysmëorën e fundit të pjesës së dytë. Dy takimet e tjera u mbyllën në barazim, teksa në Laç, Sebino Plaku u ka mohuar vendasve fitoren në minutat shtesë, me ndeshjen që mbyllet në barazim 1-1.

Rezultat ky që çon edhe në dorëheqjen e Armando Cungut nga detyra e trajnerit të kurbinasve pas vetëm dy javësh kampionat. Në barazim, por në shifrat 2-2, është mbyllur edhe përballja në Fier, midis Apolonisë dhe Bylisit, me vendasit që kaluan në epërsi të dyfishtë pas vetëm 12 minutash lojë dhe me miqtë që barazuan gjithçka me nga një gol për secilën pjesë loje. Pas dy javëve të para, Vllaznia kryeson me 6 pikë, dy më tepër sesa Kastrioti dhe Teuta dhe 3 më tepër sesa Partizani dhe Tirana.

 

Kategoria Superiore

 

Java e dytë:

 

Tirana 0-1 Teuta

Shënues: L. Vila 32’

 

Laçi 1-1 Kastrioti

Shënues: E. Musta 48’ / S. Plaku 90’

 

Apolonia 2-2 Bylis

Shënues: R. Haxhiu 7’, R. Mihana 18’ / E. Ndreca 28’, 60’

 

Kukësi 0-2 Partizani

Shënues: Lukas 60’, Solomon 89’

 

Skënderbeu 0-2 Vllaznia

Shënues: H. Dilaver 33’, Viktor Da Silva 42’

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh