ASNN – Në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri të Kategorisë Superiore, Vllaznia ka zhvilluar një ndeshje miqësore me Tërbunin në Fushën Sportive “Reshit Rusi” në Shkodër.
Shkodranët e kanë fituar këtë takim, me një gol të vetëm të realizuar nga ganezi Atsina në minutën e 26-të, ndërsa trajneri Armando Cungu e ka vlerësuar këtë miqësore si një test të vlefshëm.
Trajneri shkodran nuk e ka fshehur se ende nuk është i kënaqur nga grupi dhe kërkon përforcime. Sezoni i ri i Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit nis më 9 shtator 2017.