AlbanianSport.com 19/05/2020 20:10
ASNN – Mjeku veteran i Vllaznisë flet pas seancës së parë stërvitore pas rikthimit të kuqebluve. I pranishëm në seancën e parë stërvitore ka qenë edhe mjeku veteran, Zyhdi Çoba.
Çoba ka vlerësuar edhe atmosferën në grupin e lojtarëve. Por mjeku e pranon se koha në dispozicion është e pamjaftueshme. 78-vjeçari shikon disa vështirësi në përmbushjen e protokollit të kërkuar mjekësor.
“Për momentin asnjë klub nuk është në gjendje, – ka thënë ai. – Futbollistët janë mirë, janë entuziastë. Fillimi është i mbarë.” Çoba ka folur edhe për çështjen e lojtarëve të huaj dhe trajnerit Mirsad Jonuz që duhet t’i nënshtrohen karantinës.|
Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë: