AlbanianSport.com 24/01/2020 20:25
ASNN – Futbollisti kurbinas i Vllaznisë flet para sfidës së të shtunës, vlerëson Cungun. Përtej konsideratës për kundërshtarin, që për më tepër përfaqëson qytetin e tij të lindjes, futbollisti i Vllaznisë, Herald Marku kërkon fitoren me kurbinasit, sidomos kur luhet në shtëpi.
23-vjeçarin nuk e shqetëson as fakti që në krye të laçjanëve është një njohës i mirë i Vllaznisë, siç është trajneri shkodran, Armando Cungu. Një fazë stërvitore e dobishme dhe një nisje e mbarë e 2020-ës janë ato që e bëjnë futbollistin e Vllaznisë, Herald Marku, optimist për përballjen me e së shtunës në mbrëmje me Laçin.
Përtej konsideratës për kundërshtarin, që për më tepër përfaqëson qytetin e tij të lindjes, Marku kërkon fitoren me kurbinasit, sidomos kur luhet në shtëpi. 23-vjeçarin nuk e shqetëson as fakti që në krye të laçjanëve është një njohës i mirë i Vllaznisë, siç është trajneri shkodran, Armando Cungu.
Sa u përket synimeve të sezonit, Marku kërkon ta marrë shtruar. Në prag të përballjes së vlefshme për javën e 19-të, Vllaznia mban vendin e 7-të të renditjes së Kategorisë Superiore, me 26 pikë të marra në 18 javë, teksa vetëm 6 pikë e ndajnë nga Kukësi kryesues.