AlbanianSport.com 01/06/2020 23:10
ASNN – Pas miratimit të buxhetit, Administratori i Vllaznisë kërkon përqendrim nga skuadra. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë Superiore, që do të luhet të mërkurën në mbrëmje, Vllaznia është mysafire në Vlorë, për t’u ndeshur me Flamurtarin vendas. Dhe pas miratimit të premten e shkuar të buxhetit, Administratori i Klubit të Futbollit “Vllaznia”, Suad Lici, tanimë bën thirrje për punë të shtuar nga gjithkush, në drejtim të arritjes së synimeve në pjesën e mbetur të sezonit.
Me miratimin të premten, nga ana Këshillit Bashkiak të Shkodrës të buxhetit prej 130 milionë lekësh për Vllazninë, duke se është rikthyer më në fund qetësia për kuqeblutë e futbollit, pas një jave të shkuar të turbulluar nga bojkoti i lojtarëve. Për këtë arsye, administratorit të Klubit të Futbollit “Vllaznia”, Suad Lici, tanimë bën thirrje për përkushtim nga të gjithë. “Financat tanimë janë siguruar, ndonëse Vllaznia ka qenë gjithmonë korrekte në këtë drejtim dhe tanimë ne na del për detyrë të vëmë të gjithë forcat në drejtim të arritjes së synimeve në pjesën e mbetur të sezonit”, – ka thënë ai.
Duke folur pas mbledhjes së Këshillit Bashkiak, Lici ka deklaruar se shpreson që skuadra ta gjejë sa më shpejt ritmin e saj. “Që të jemi realistë, duhet të pranoj që pres që ndeshja e së mërkurës, të jetë e vështirë në aspektin fizik, por në ndeshjet që do të vijojnë unë pres që skuadra të jetë në nivelin e duhur”, – ka pohuar Administratori i Vllaznisë. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë Superiore, që do të luhet të mërkurën në mbrëmje, Vllaznia është mysafire në Vlorë, për t’u ndeshur me Flamurtarin vendas.