ASNN – Vllaznia e futbollit mbetet në qendër të vëmendjes së pushtetit vendor dhe këtë garanci e ka dhënë të mërkurën kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila është edhe presidentja e klubit kuqeblu.
Për Ademin, faza përgatitore e skuadrës do të jetë e denjë për një skuadër të Kategorisë Superiore.
Kryebashkiakja ishte e pranishme në ndeshjen miqësore që Vllaznia ka fituar minimalisht ndaj Tërbunit në Fushën Sportive “Reshit Rusi” në Shkodër.