AlbanianSport.com 01/11/2021 17:55
ASNN – Mbahet në kryeqytet i pari forum i tillë, Rektori Kasa sqaron synimet e tij. Universiteti i Sporteve të Tiranës ka organizuar të hënën paradite në kryeqytet “Forumin Informues mbi Projektet dhe Kërkimin Shkencor”, të ndarë në dy panele, një pranë “Doro Hotel”, me pjesëmarrjen e Rektoratit dhe gjithë aktorëve të rëndësishëm nga institucione, organizma kombëtarë dhe nderkombëtarë të financimit të kërkimit shkencor, dhe tjetri pranë Sallës së Konferencave me pjesëmarrjen e studentëve dhe stafit akademik.
Duke folur për RTSH Sport, Rektori i Universitetit të Sporteve të Tiranës, Prof. Dr. Agron Kasa, ka sqaruar edhe qëllimin kryesor të këtij organizimi. “Qëllimi kryesor i këtij forumi ishte të bënte bashkë institucionet dhe organizatat që punojnë në fushën e Rinisë, Sportit, Turizmit, Arsimit të Lartë, Shëndetit, Teknologjisë dhe zhvillimit të qendrueshem, – ka thënë ai. – Gjatë këtij eventi studentët dhe kërkuesit shkencor u prezantuan me programe, projekte e aktivitete, ne te cilat ata mund të përfshihen në fushat e lartpërmendura.”
Ndërkohë, Drejtori i Institutit të Kërkimit Shkencor të Sportit pranë këtij Universiteti, Prof. As. Dr. Arben Kaçurri, ka dhënë edhe hollësi mbi këtë forum. “Nga ana e tyre kërkuesit shkencor të Insitutit të Kërkimit Shkencor të Sportit i prezantuan disa projekte institucioneve dhe organizatave për të bërë të mundur përfshirjen e universitetit (botës akademike) në bashkepunime konkrete të aplikueshme në fushën e interest të agjencive vendase dhe të huaja që ndoqen punimet e tij forumi”, – ka përfunduar ai.