AlbanianSport.com 17/10/2018 18:55
ASNN – Kosova barazoi 1-1 të dielën kundër Ishujve Faroe, duke zhgënjyer disi, por ia doli të mbajë kreun e grupit të tretë në Ligën D, falë dhe barazimit të Maltës me Azerbajxhanin. Në ndeshjen që Kosova luajti ndaj Ishujve Faroe, golin për shqiptarët e shënoi Milot Rashica, një realizim spektakolar.
Aq i bukur ishte goli i tij sa është zgjedhur nga UEFA për t’u postuar në faqen zyrtare të Ligës së Kombeve, në rrjetin social “Twitter”. Goli i Rashicës po bën kështu xhiron e botës. Është vetë UEFA që ka bërë një postim të shkurtër me një koment domethënës. “Ky përfundim vrasës nga ylli i Kosovës Milot Rashica”.
Edhe komentet e admiruesve në rrjetet sociale ishin mjaft të zjarrta, duke e cilësuar një gol vërtet të bukur. Nuk është hera e parë që Rashica shënon gola të bukur. Më parë ai ishte pjesë e përfaqësueses së Shqipërisë, por i prekur që De Biazi nuk e ftoi në Evropianin e Francës, dy muaj më vonë ai vendosi të kalojë tek Kosova, ku është titullar i padiskutuar në skuadrën e trajnerit Bernard Shalondë.
https://twitter.com/twitter/statuses/1052509473074495489