AlbanianSport.com 23.08.2016 10:05
ASNN – Liga e Kampioneve do të ndryshojë format. UEFA ka vendosur që futbolli i Gjermanisë, Italisë, Anglisë dhe Spanjës të përfaqësohet në këtë veprimtari të rëndësishme me nga 4 skuadra, të cilat të kalojnë në fazën e grupeve pa luajtur në turet paraeliminatore. Kështu, organizmi që qeveris futbollin kontinental po përgatitet të bëjë disa ndryshime në formatin e Ligës së Kampioneve.
Pas hedhjes së shortit për fazën e grupeve, do të jepet lajmi këto ndryshime. Parashikohet që në Ligën e Kampioneve, kampionatet më të rëndësishme në Evropë, në Gjermani, Angli, Itali dhe Spanjë do të kenë 4 skuadra fikse të kualifikuara, pa kaluar më parë në fazën paraeliminatore. Sipas të përditshmes sportive italiane “Gazzetta dello Sport”, lajmi do të zyrtarizohet të premten nga UEFA.
Atë ditë do të hidhet shorti për fazën e grupeve të Kupave të Evropës. Për vendet e fiksuara, skuadrat nuk do të luajnë ndeshje paraeliminatore, por do të kalojnë direkt në grupe. Gjithnjë nëse do të renditen në 4 vendet e para në përfundim të kampionateve përkatëse. Kështu skuadrat pjesëmarrëse në Ligën e Kampioneve do të jenë 32, të ndara në 8 grupe me nga katër.
Nuk do të ketë privilegje për skuadrat me histori në ligën e kampioneve, ndërsa do të ketë një rritje të të ardhurave për klubet nga 60-80%. Detajet e kësaj marrëveshje midis UEFA-s dhe klubeve do të diskutohen të enjten gjatë një mbledhje të jashtëzakonshme, ndërsa miratimi përfundimtar do të bëhet në 15 shtator.