(Video) Trajneri Jonuz: Vllaznia, ende në proces rindërtimi

Share Button

AlbanianSport.com 08/03/2020 20:40

ASNN – Trajneri i shkodranëve flet para sfidës së të hënës me Partizanin. Për trajnerin Mirsad Jonuz, përballja e javës së 26-të, midis Vllaznisë së tij dhe Partizanit, vjen në një moment delikat. Kreu i stolit të kuqebluve e ka vlerësuar lart kundërshtarin, duke shprehur madje edhe mirëkuptimin për krizën që po kalojnë të kuqtë kryeqytetas. Vllaznia pret të hënën në mbrëmje Partizanin, një sfidë që për trajnerin Mirsad Jonuz, vjen në një moment delikat.

“Pas ndeshjes me Skenderbeun të cilen nuk e meritonin ta humbnim në minuten e fundit, patem edhe sfiden me Kukësin, ndërkohë që jemi angazhuar dhe marrë shumë kohë në analiza dhe stervitje me skuadren për ndeshjen e radhës me Partizanin”, – ka thënë ai. -E dimë se çfarë na pret, e dimë se me kë luajmë dhe se si duhet të luajmë. Kjo është ndeshje shumë e rëndësishme si për ne ashtu edhe për Partizanin. Besoj dhe jam i bindur se këtë herë çdo gjë do të jetë në rregull.”

Malazezi i stolit shkodran ka sqaruar edhe gjendjen e grupit të lojtarëve që ka në dispozicion, duke thënë: “Në lidhje me kontingjentin e skuadrës mund t’ju them se se për shkak të dëmtimeve mungojnë Ramadani dhe Hristovi, ndërsa me kartona është i penalizuar Herald Marku. Mendoj se asgjë nuk do të ndryshojë në formacion ku në vend të Markut do të gjejmë një zgjidhje tjetër, ndërsa pjesa tjetër do të jetë po ajo e mëparshmja.”

“Por nuk ka rëndësi se kush do të luajë, – ka theksuar maqedonasi. – Ai që do të jetë në fushë, duhet të japë maksimumin, sepse i kemi shumë të nevojshme pikët për të shmangur kështu “Play-Out”-in”. Trajneri i kuqebluve e ka vlerësuar lart kundërshtarin, duke shprehur madje edhe mirëkuptimin për krizën që po kalojnë të kuqtë kryeqytetas. “Partizani ka lojtarë shumë të mirë dhe normalisht që duhet të vendosim edhe taktiken tonë të lojës për ta mundur”, – ka pohuar Jonuzi.

“Ata luajnë me shumë pasime, kanë shumë transformim në lojë, por edhe ato kanë mangësitë e veta që ne duhet t’i shfrytëzojmë, këta ia kam thënë edhe skuadrës për të shfrytëzuar në fazën sulmuese, – ka vijuar ai. – Duhet të harrojmë gjithçka dhe të përqendrohemi në këtë ndeshje, por edhe në të tjerat. Përsa u përket problemeve të kohëve të fundit të kundërshtarit mund të them se sa herë nuk ka rezultat ka probleme. Nuk e di se përse bëhet gjithë ky presion, si tek ne dhe po kështu edhe tek Partizani, por edhe tek të gjitha skuadrat në Shqipëri.”

“Lojtarëve të mi unë u kam thënë se nuk duhet ta mbajnë mendjen tek rezultati sepse edhe po humbën ky është sport, – ka theksuar ish-trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë. – Ne si staf teknik duhet të marrim maksimumin nga çdo lojtar që mund të japë ai në fushën e lojës.” Jonuzi ka përsëritur edhe një herë se Vllaznia është ende në proces rindërtimi. “Jo se jam unë këtu, por dua të them se nuk është e lehtë të rritesh”, -ka këmbëngulur ai.

“Të mos harrojmë se kjo skuadër vjen nga Kategoria e Parë dhe që ta bësh atë cilësore duhen minimalisht dy vite, – ka veçuar trajneri i kuqebluve. – Ne kemi qenë të detyruar të largojmë disa lojtarë dhe të ofrojmë disa të tjerë gjatë fazes dimërore, por nëse shohim nga ato që kemi sjellë jam i kënaqur me disa prej tyre, sidomos me brazilianin Zhunjor që po rritet dhe besoj shumë se ndaj Partizanit do të shënojë. Mendoj se skuadra është rritur në disa elemente duke dhënë garanci për ndeshjet e ardhshme.”

“Por edhe për këtë ndeshje konkretisht që kemi të hënën ndaj Partizanit”, – ka shtuar 57-vjeçari, i cili lëshon në fund edhe kushtrimin e tij për skuadrën, teksa përvijon synimet e sezonit. “Na mbetet të luftojmë për secilen ndeshje, për secilin top, për secilin duel, – thotë ai. – Ta harrojmë atë se çfarë ndodhë më përpara, pozitive dhe negative, kemi edhe 11 ndeshje dhe definitivisht unë po e them që ne të arrijmë që mos shkojmë në “Play-Out” në kampionat për të qëndruar në Superiore.”

“Por edhe të shkojmë në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Kjo skuadër i ka cilësitë, por jo pse jam unë këtu, që çdo gjë të vendoset në vendin e vete kërkohet kohë. Do të bëjmë çdo gjë që deri vitin e ardhshëm Vllaznia të jetë aty ku duhet të jete”, – ka përfunduar  trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh