(Video) Tragjedi në Shkodër, boksieri bullgar humb jetën në ring

Share Button

AlbanianSport.com 21/09/2019 19:55

ASNN – Rrëzohet pas një goditjeje gjatë një ndeshjeje dhe, përtej përpjekjeve, vdes në spital. Tragjedia ka pllakosur të shtunën në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës, gjate një turneu boksi. Bokseri bullgar, Isus Veliçkov, ka humbur jetën pas përballjes në ring me boksierin durrsak Ardit Murrja. Veliçkov, ka marrë goditje të rënda gjatë ndeshjes duke rënë në tokë.

Pavarsisht ndihmës së parë që i është dhënë, bullgari nuk ka mund të shpëtojë duke u ndarë nga jeta. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës, gjate aktivitetit “Shkodra Boxing Night”. Bokseri bullgar, Isus Veliçkov, ka humbur jetën pas përballjes në ring me boksierin durrsak Ardit Murrja. Veliçkov, ka marrë goditje të rënda gjatë ndeshjes duke rënë në tokë.

Përtej ndihmës së parë që i është dhënë, bullgari nuk ka mund të shpëtojë duke u ndarë nga jeta.  Kur do zhvillohej raundi i 5-të i ndeshjes midis durrsakut Ardit Murja dhe bullgarit Isus Veliçkov, ky i fundit, pas goditjeve të marra, ka rënë pa ndjenja në tapet. Ndërhyrja e mjekut të garës ka qenë e shpejtë dhe, më pas ka mbërritur edhe autoambulanca, e cila është munduar t’i japë ndihma e pare.

Dhe, në një moment, boksieri bullgar është përmendur. Edhe pse mjekët janë përpjekur dhe boksieri është transportuar në Spitalin rajonal të Shkodrës, ai nuk ka mund të mbijetojë. Një ngjarje tragjike që i ka prekur të gjithë. Ajo që supozohej të ishte një festë sportive në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, ka rezultuar një tragjedi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh