AlbanianSport.com 24.10.2016 14:20
ASNN – “Francë Futboll” do të përcaktojë emrat e 30 kandidatëve për “Topin e Artë 2016”. Deri tani janë publikuar 10 emrat e parë, ku bien në sy futbollistë të tillë si Aguerro, Bejli, Bufoni, Dibala apo edhe fituesi i edicionit të shkuar, Kristiano Ronaldo. Kështu, revista prestigjioze franceze do të publikojë gradualisht 30 emrat kandidatë për “Topin e Artë 2016”.
Deri tani janë shpallur emrat e 10 futbollistëve të parë, për të vazhduar më pas me 20 të tjerët. Nga këta, Serxhio Aguerro, sulmuesi i Mançester Sitit, ka shënuar 34 gola në të gjitha veprimtaritë, nga këto 22 në Premier Ligën Angleze të Futbollit. Ndërkohë, Aubamejang, futbollisti i Borusias së Dortmundit, 27 vjeç, ka realizuar 21 gola. Ai është një nga golashënuesit më të mirë të Bundesligës gjermane.
Gareth Bejli, një nga sulmuesit kryesorë të Realit të Madritit, 27 vjeç, ka shënuar 25 gola në 2016. Ai ishte vendimtar në fitoret e skuadrës madrilene. Ai shkëlqeu edhe me Uellsin në Kampionatin Evropian “Francë 2016”. Është edhe Xhanluixhi Bufon, 38 vjeç, portier me Juventusin dhe përfaqësuesen italiane. Kurse Kristiano Ronaldo, 31 vjeç, ka shënuar 66 gola me Realin e Madridit.
Ai është shënuesi më i mirë në Ligën e Kampioneve me 16 gola. Kevin De Bryjne mesufushor i Mancester Sitit, 25 vjeç, ka rezultuar i domosdoshëm për skuadrën angleze. Paolo Dibala 25 vjeç, sulmues i Juventusit. Një nga blerjet më të bujshme të skuadrës italiane. Lojtar me cilësi të veçanta dhe mjaft i kërkuar nga skuadrat e tjera. Diego Godin i Atletikos së Madridit, 30 vjeç, qendërmbrojtës veteran i skuadrës spanjolle
Antuan Grizman i Atletikos së Madridt, 25 vjeç sulmues, që shkëlqeu edhe me përfaqësuesen franceze në fazën finale të Kampionatit Evropian të këtij viti. Gonzalo Higuain, sulmues i Juventusit, 28 vjeç, i cili ka shënuar gola vendimtarë për skuadrën kampione të Italisë. Listës i janë shtuar edhe Zlatan Ibrahimoviçi, Andrés Injesta, Koke, Toni Krosi dhe Robert Levandovski.