AlbanianSport.com 05/01/2018 19:55
ASNN – Tirana dhe Kukësi përballen të martën në mbrëmje me njëra-tjetrën, në kuadër të javës së 12-të të Kategorisë Superiore, në një takim që shihet si mundësi kthese për të dyja palët.
Kukësi e ka humbur ndeshjen e radhës, atë me Flamurtarin, por për ndihmëstrajnerin Rrahman Hallaçi nuk ka kohë, sepse vjen sfida me Tiranën.
Edhe për futbollistin Donjet Shkodra, i ka ka pohuar se e ka kaluar dëmtimin e lehtë dhe është gati për ndeshjen e radhës, Tirana nuk mund të nëvlerësohet.
Ish-kapiteni i verilindorëve nuk e pranon idenë se Kukësi ka mbetur prapa në betejën për titull kundrejt dyshes Skënderbeu-Partizani.
Ndërkohë, sikundër e pohon edhe trajneri i ri, Ardian Mema, realiteti po troket gjithnjë e më hidhur për bardheblutë në rikthimin në Kategorinë Superiore.