(Video) Thyhet Lushnja pas dy fazash, Pogradeci e mund në shtëpi

Share Button

AlbanianSport.com 04.03.2017 23:45

ASNN – Lushnja është mundur 1-0 në fushën e vet nga Pogradeci në javën e fundit të fazës së dytë të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Ka mjaftuar një gol i realizuar nga Shkulaku, që miqtë nga Pogradeci të dalin nga Stadiumi “Roza Haxhiu” me 3 pikë. Kjo ndeshje u transmetua drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Kështu, pas 18 javësh kampionat, Lushnja pëson humbjen e parë. Është dashur të luhej ndeshja e fundit e fazës së dytë të Kategorisë së Parë, që skuadra lushnjare të mundet në fushën e vet. Ka qenë Pogradeci që e ka mundur skuadrën e trajnerit Artan Bano, pikërisht në ndeshjen e luajtur në Stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës. Minutat e para të takimit janë të qeta dhe me pak raste.

Është Sefa që rrezikon për vendasit me një goditje me kokë, në minutën e 24-t, por largon në goditje këndi portieri i pogradecarëve, Mali. Ndërsa dukej se pjesa e parë po mbyllej 0-0, në të 45-ën minutë, është Shkulaku që kalon miqtë në epërsi. Sulm i shpejtë i Pogradecit, pasim nga krahu i djathtë dhe Shkulaku, me një goditje ballore shënon.

Kjo ishte edhe zbritja e parë e skuadrës mike në portën e Lushnjës. Me fillimin e pjesës së dytë vazhdon këmbëngulja e pogradecarëve, por, në të 63-ën minutë, Alillari nuk finalizon. Minuta e 78-të dhe provon Lushnja, por portieri Mali është në pozicion. Katër minuta më pas, Lushnja shënon, por goli i realizuar nga Canka anulohet për pozicion jashtë loje.

Minuta e 88-të, sërish shpërdoron Lushnja. Minutat shtesë të takimit rezervojnë edhe një tjetër rast për vendasit dhe është Sefa që sërish nuk arrin të shënojë në portën e mbrojtur nga Mali. Ndeshja e luajtur në Stadiumin “Roza Haxhiu” është mbyllur kështu me fitoren e Pogradecit. Por, pavarsisht kësaj humbjeje, Lushnja nuk e ka rrezikuar vendin e parë në renditjen e grupit B.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh