AlbanianSport.com 10.03.2017 11:40
ASNN – Ndeshja kundër Luftëtarit do të jetë mjaft e rëndësishme, pasi luhet kundër ndaj një rivali direkt që ashtu si Teuta lufton për mbijetesë. I këtij mendimi është trajneri i ekipit durrsak, Gugash Magani, i cili ka shtuar se skuadra po mundohet të kompensojë mungesat që do të ketë në ndeshjen e radhës për lojtarët e dëmtuar dhe ata të ndëshkuar me kartonë.
Teuta po zhvillon përgatitjet për ndeshjen e radhës, e cila do të jetë ditën e diel ndaj Luftëtarit. Në ditën e 3-të të stërvitjes, skuadra e durrsake ka zhvilluar dy seanca stërvitore dhe trajneri Gugash Magani shprehet se ndeshja kundër Luftetarit do të jetë mjaft e rëndësishme, pasi luhet kundër ndaj një rivali direkt që ashtu si Teuta lufton për mbijetesë.
Magani ka shtuar se skuadra durrsake po mundohet të kapërcejë mungesat që do të ketë në ndeshjen e radhës sa u përket lojtarëve të dëmtuar dhe atyre që u ndëshkuan me kartonë në ndeshjen e fundit kundër Skënderbeut. Ndeshja Teuta-Luftëtari do të zhvillohet të dielën në mbrëmje, duke nisur nga orën 17:00, në Stadiumin “Niko Dovana”, të Durrësit.