AlbanianSport.com 04.02.2017 23:45
ASNN – Në mbrëmje është luajtur edhe ndeshja e 3-të e javës së 20-të të Kategorisë Superiore, ajo midis Partizanit dhe Vllaznisë.
Kjo ndeshje është paraprirë nga një sërë episodesh, kryesisht për shkak të përdorimit të Stadiumit “Selman Stërmasi”, ku zakonisht luan Tirana, nga rivalët e kuq të kryeqytetit.
Kamera e Radio-Televizionit Shqiptar ka bërë një vëzhgim në prag të kësaj ndeshjeje, mbi masat e marra për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje.
Vetë takimi u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të të kuqve, që përmbysën golin e shënuar nga Bakaj për Vllazninë, me një gol të Bardhit dhe një 11-metërsh të Bathës.