AlbanianSport.com 29.09.2016 10:40
ASNN – Veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës luan sonte takimet e dyta në grupet dhe ndeshja që do të vijë drejtpërdrejt për sportdashësit në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar do të jetë ajo midis Mançester Junajtid dhe Zorias. Sikundër gjatë këtyre sezoneve të fundit, transmetuesi publik do të sjellë, në një transmetim maratonë, edhe të gjithë golat e mbrëmjes.
Pas Ligës së Kampioneve të martën dhe të mërkurën, edhe Liga e Evropës do të zbresë sonte në fushën e blertë për të luajtur takimet e dyta të fazës së grupeve. Sikundër gjatë këtyre sezoneve të fundit, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do do të sjellë, në një transmetim maratonë, ndeshjen më të spikatur, si dhe të gjithë golat e mbrëmjes. Ndeshja që do të vijë drejtpërdrejt për sportdashësit transmetuesi publik do të jetë ajo midis Mançester Junajtid dhe Zorias.
Gjigandja angleze, e drejtuar tanimë nga trajneri i njohur portugez, Zhoze Murinjo, e ka humbur ndeshjen e parë në grupet e Ligës së Evropës, duke u mundur minimalisht në Holandë nga Fejënordi vendas dhe vjen në sfidën e sotme duke synuar ta kthejë në shina aventurën e saj kontinentale. Ndërsa ukrainasit vijnë pas barazimit 1-1 të marrë më fushën e vet me Fenerbahçen, e cila, po në kuadër të grupit A, pret sot Fejënordin.