AlbanianSport.com 09/08/2018 20:10
ASNN – Kampioni aktual i Evropës në Sallave të Mbyllura në kërcim së gjati, Izmir Smajlaj, u ankua se në Kampionatin Evropian të Atletikës, që po mbahet në Berlin, ka patur manipulime në rezultatet e tij.
Në rrjetin social “Fejsbuk” ai ka paraqitur një video dhe një foto, ku, sipas tij, dëshmohet se rezultati nga ana e gjyqtarisë është dhënë i gabuar. Edhe Federata Shqiptare e Atletikës ka denoncuar këtë rast në institucionet përkatëse dhe në IAAF.
Presidenti i FSHA-së, Gjergj Ruli tha po pret verifikimet e duhura. Në garat e zhvilluara një ditë më parë Smajlaj zuri vendin e 10-të me 7.73 metra. Më parë rezultati i tij u regjistrua 7.99 metra, me të cilin ai mbante vendin e 6-të.