AlbanianSport.com 05.03.2017 16:25
ASNN – Izmir Smajlaj është shpallur të shtunën “kampion” i Evropës në kërcim së gjati, në Kampionatin Evropian të Sallave të Mbyllura, që po zhvillohet në Beograd. Duke folur nga kryeqyteti i Serbisë për elevizionin Shqiptar para ceremonisë së medaljeve, Smajlaj, ka rrëfyer se është ende i mbërthyer nga emocionet dhe shpreson që kjo arritje të shërbejë për më tepër vëmendje për sportistët.
Është shpallur të shtunën “kampion” i Evropës në kërcim së gjati, në Kampionatin Evropian të Sallave të Mbyllura në Beograd, me një paraqitje mbresëlënëse, që shkroi historinë. Dhe, duke folur shkurtimisht për Televizionin Shqiptar para ceremonisë së medaljeve, Izmir Smajlaj, ka rrëfyer se është ende i mbërthyer nga emocionet.
Shkodrani shpreson që kjo arritje të shërbejë për më tepër vëmendje për sportistët. Izmir Smajlaj e siguroi kurorën e kampionit të Evropës me provën e fundit të garës, ku regjistroi largësinë 8 metra e 8 centimetra.