AlbanianSport.com 04/02/2019 11:05
ASNN – Mbahet çdo vit në Poloni gara sportive e frymëzuar nga Papa Gjon Pali i Dytë. Priftërinjtë dhe skitë janë një binom që nuk para gjendet rëndom në botën e sotme. Por këta priftërinj polakë që mblidhen për një garë të përvitshme në Visla të Krakovës mendojnë ndryshe.
“Kjo veprimtari ka të bëjë edhe me evangjelizmin, – thotë atë Lukash Skiba. – Këtu ka priftërinj, françeskanë, murgj, besimtarë që, çdo ditë, përmes zbavitjes, nëpërmjet këtyre veprimtarive, tregojnë sesi jetojnë me besimin e tyre. Priftërinjtë nga e gjithë Polonia ndahen në 4 kategori moshash dhe konkurruan në garën 800-metërshe.
Kjo garë mbahet prej 22 vjetësh tashmë dhe është frymëzuar nga Papa Gjon Pali i dytë, i cili ishte i apasionuar pas skive. “Modeli për ne është Shën Gjon Pali i Dytë, që vinte për ski në Poloni, – pohon Skiba. – Shumë prej nesh e morën atë si shembull.”