AlbanianSport.com 03/02/2024 16:15
ASNN – Pasi ka rrëmbyer të premten medaljen e bronztë në disiplinën e sllallomit gjigand, skiatorja kuqezi, Lara Kolturi, ka qenë e pafat të shtunën në disiplinën e sllallomit. Pas një zbritjeje të parë të mirë, ka ka regjistruar kohën e 4-t më të shpejtë, 17-vjeçarja ka rrezikuar gjithçka për podiumin në zbritjen e dytë, por ka dalë nga gara, duke humbur kështu shansin për një tjetër medalje.
Kështu, përtej pritshmërive, italiania që ka zgjedhur të garojë për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare të skive, nuk ka mundur të ngjitet në podiumin e medaljeve për herë të dytë në Kampionatin Botëror të Të Rejava dhe Të Rinjve në Francë. Pikërisht në garën e sllallomit, Kolturi ka mundur të kryejë vetëm rrëshqitjen e parë, të cilën e ka realizuar në kohën 42 sekonda e 41 të qindtat.
Më pas në të dytën, për fat të keq ka dalë nga pista e për rrjedhojë gjërat nuk kanë shkuar. Në këtë Botëror ka konkurruar për Shqipërinë dhe Di Kamilo, ndërsa medalja e bronztë e Kolturit është sidoqoftë një ngushëllim për Federatën Shqiptare të Skive, e cila priste shumë e më shumë prej saj. Stacioni i radhës për të do të jetë Kupa e Botës në Andorrë për të mbyllur një vit përgjithësisht të suksesshëm.