AlbanianSport.com 10/01/2017 13:25
ASNN – Lojërat Olimpike Dimërore “Pjongçeng 2018”, do të zhvillohen nga data 9, deri më 27 shkurt dhe do të sillen për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Një nga dy sportistët e kualifikuar me normë është Erjon Tola dhe, duke folur ekskluzivisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar nga Italia, ku po stërvitet, 31-vjeçari ka rrëfyer përgatitjet që po bën dhe synimet për Olimpiadën e 4-t të tij.
Shqipëria do të marrë pjesë më Olimpiadën Dimërore, që do të mbahet pas pak javësh në Kore të Jugut dhe një nga dy sportistët e kualifikuar me normë është Erjon Tola. Duke folur ekskluzivisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar nga Italia, ku po stërvitet, 31-vjeçari ka rrëfyer përgatitjet që po bën. Tola merr pjesë për herë të 4-t në Lojërat Olimpike Dimërore dhe, duke zbuluar një të fshehtë të fëmijërisë, ai nuk e fsheh krenarinë për këtë arritje.
Skiatori që banon në Itali, por garon për ngjyrat kuqezi, synon një paraqitje dinjitoze në olimpiadën koreanojugore. Lojërat Olimpike Dimërore “Pjongçeng 2018”, do të zhvillohen nga data 9, deri më 27 shkurt dhe do të sillen për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.