AlbanianSport.com 22/01/2020 14:10
ASNN – Trajneri kryeqytetas i Skënderbeut vlerëson grupin e lojtarëve, kërkon 3-pikësha të tjerë. Për kryeqytetasin e stolit të Skënderbeut, Ilir Daja, fatin e ndeshjes së të martës me Partizanin në favor të ekipit të tij e vendosi fryma e grupit dhe forca e karakterit.
Megjithatë, 53-vjeçari thekson se kjo fitore, që erdhi në shifrat 3-2, vlen po aq sa kujtdo kundërshtari tjetër dhe se Skënderbeu ka nevojë edhe për të tjera si këto. Skënderbeu ka fituar 3-2 në fushën e vet ndaj Partizanit të martën, në takimin që ngriti siparin e 2020-ës për të dyja skuadrat dhe për trajnerin e vendasve, kjo ishte një fitore morali.
Për kryeqytetasin e stolit të korçarëve, fatin e ndeshjes në favor të ekipit të tij e vendosi fryma e grupit dhe forca e karakterit. Trajneri thekson se kjo fitore vlen po aq sa kujtdo kundërshtari tjetër dhe se Skënderbeu ka nevojë edhe për të tjera si këto. Me fitoren në takimin e vlefshëm për javën e 18-të të Kategorisë Superiore, Skënderbeu mbetet në vendin e 8-të, por tanimë në kuotën e 24 pikëve.