AlbanianSport.com 20.06.2016 15:45
ASNN – Në Nion të Zvicrës është hedhur të hënën shorti për turin e parë dhe të dytë eliminator të edicionit 2016-2017 të Ligës së Kampioneve. Kampionia e Shqipërisë, Skënderbeu, pas një lufte për të marrë apo jo pjesë në Kupat e Evropës kanë marrë më në fund dritën jeshile për të marrë pjesë në short.
Skuadra korçare do të luajë në turin e dytë përballë skuadrës kampione të Hungarisë Ferencvaroshit. Hungarezët janë një njohje e vjetër për futbollin shqiptar, pasi më parë po kjo skuadër është përballur me Tiranën. Kështu, u hodh sot në orën 12:00 në Nion të Zvicrës shorti për turin e parë dhe të dytë eliminator të Ligës së Kampioneve.
Liga e Kampioneve 2016-2017
Ja dhe çiftet e turit të parë eliminator:
Flora T. – Linkoln
T.N. Saints – Tre Pene
Valeta – B36 Torshavn
S. Koloma – Alashkert
Ndeshjet e para të turit të parë eliminator do të luhen me 28 dhe 29 qershor 2016 ndërsa të kthimit me 5 dhe 6 korrik 2016.
Ja dhe çiftet e turit të dytë eliminator:
Karabak – Dudelanzh
Hapoel B.SH. – Sherif T.
Olimpja L. – Trençin
Salcburg – Liepaja
Vardar – Dinamo Z.
Fituesja 2 – APOEL
Zrinjski – Legia V.
Ludogorets – Mladost
Dinamo T. – Fituesja 4
Zhalgiris – Astana
Skënderbeu * – Ferencvarosh
BATE – SJK
Fituesja 3 – Crvena Zvezda
Rosenborg – IFK
Dundalk – FH
Fituesja 1 – Selltik
Krusaders – Kopenhagen
* Skënderbeu është futur përkohësisht në short, në pritje të vendimit të CAS-it (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv). Mbledhja pritet të mbahet me 5 ose 6 korrik 2016.
Ndeshjet e para të turit të dytë eliminator do të luhen me 12 dhe 13 korrik 2016, ndërsa të kthimit me 19 dhe 20 korrik 2016.