AlbanianSport.com 03.11.2016 15:30
ASNN – Një episod interesant ka ndodhur ditët e fundit gjatë ndeshjeve të kampionatit amerikan të basketbollit, të njohur shkurt si “NBA”.
Gjatë përballjes midis Gollden Stejt Uorriërs dhe Finiks Sans, basketbollisti i skuadrës vendase, Kevin Durant, pësoi një avari teknike, pasi në marshimin e tij drejt koshit, humbi njërën prej këpucëve të tij.
Por kjo nuk e pengoi basketbollistin e Gollden Stejt Uorriërs ta përmbushte me sukses misionin e tij dhe të shënonte kosh.
Sepse detyra mbetet gjithmonë në plan të parë, pavarsisht pengesave…