AlbanianSport.com 18.06.2016 16:15
ASNN – “Thjesht duke qenë në Francë, Shqipëria ka përmbushur një mision historik”. Kështu e ka vlerësuar paraqitjen e Shqipërisë në “Euro 2016” Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, i cili ka theksuar se ka qenë një paraqitje që ka kapërcyer pritshmëritë, por që është ndëshkuar nga fati i keq.
Një paraqitje që ka kapërcyer pritshmëritë, por që është ndëshkuar nga fati i keq. Kështu e cilëson Sekretari i Përgjithshëm i federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, ecurinë e deritanishme të Kombëtares kuqezi në “Francë 2016”. Ish-futbollisti i Kombëtar, tanimë zyrtar i lartë i FSHF-së, bën edhe një analizë teknike të dy humbjeve të para.
Për Shulkun, thjesht duke qenë në Francë, Shqipëria ka përmbushur një mision historik. Në takimin e fundit në grup, Shqipëria përballet me Rumaninë.