Video) Shtyhet me një javë, Bundesliga gjermane nis më 22 maj?

Share Button

AlbanianSport.com 06/05/2020 19:25

ASNN – Ishte shpresuar që Bundesliga të kthehej më 15 maj, por agjencia gjermane e lajmeve, DPA, raporton se qeveria ka këmbëngulur që të gjitha klubet e nivelit më të lartë të kampionatit gjerman të futbollit duhet të izolohen për 14 ditë, përpara se të rinisë kampionati. Bundesliga do të rikthehet kështu më 22 maj, pasi Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka këmbëngulur në një karantinë dyjavore për të gjitha klubet. Megjithatë, deri në mbrëmje, priten zhvillime të tjera, teksa qeveria dhe autoritetet e futbollit vazhdojnë bisedimet.

Bundesliga do të rikthehet më 22 maj, pasi Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka këmbëngulur në një karantinë dyjavore për të gjitha klubet. Ishte shpresuar që Bundesliga të kthehej më 15 maj, por agjencia gjermane e lajmeve, DPA, raporton se qeveria ka këmbëngulur që të gjitha klubet e nivelit më të lartë të kampionatit gjerman të futbollit duhet të izolohen për 14 ditë, përpara se të rinisë kampionati. Kjo periudhë izolimi do të bëhet në kampe të specializuara stërvitore, teksa lojtarët rrisin ritmin e përgatitjeve përpara se t’u kthehen ndeshjeve zyrtare.

Bundesliga gjermane, që u ndërpre në mes të marsit, pritet të jeta e para nga 5 kampionatet e vendeve të Evropës që do të rikthehet, që nga shpërthimi i epidemisë së korona, por, sikundër edhe pritet, ndeshjet do të luhen me dyer të mbyllura, pa tifozë. Ndërkohë që dy fqinjet, Franca dhe Holanda i kanë ndërprerë kampionatet e tyre të futbollit, në Gjermani ka patur relativisht më pak viktima nga koronavirusi, ndërsa kapacitetet e saj testuese kanë qenë më të mëdhatë që nga fillimi i krizës.

Të hënën, Liga Gjermane e Futbollit bëri të ditur se ishin kryer 1,724 teste tek lojtarët dhe personelet e skuadrave të dy niveleve më të larta të futbolli gjerman dhe vetëm 10 raste rezultuan pozitivë. Bundesligës i kanë mbetur edhe 9 javë për t’u luajtur dhe Bajerni i Mynihut kryeson me 4 pikë më tepër sesa Borusia e Dortmundit, ndërsa Bajer Leverkuseni është dy pikë më prapa, ndërsa Borusia e Mënshengladbahut mban vendin e 4-t.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

AlbanianSport.com 15/03/2024 14:50 ASNN – E fundit që ka hedhur shortin e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh