(Video) Shqipëria pëson për 90 sekonda, por e përmbys 3-1 Katarin modest

Share Button

Shqiperi-Katar-3-1-Gashi

AlbanianSport.com 29.05.2016 19:25

ASNN – Shqipëria është ndeshur sonte me Katarin, në miqësoren e parë nga dy të tilla që do të zhvillojë në prag të pjesëmarrjes në Evropianin “Francë 2016”, duke fituar me rezultatin 3-1. Ndeshja midis Shqipërisë dhe Katarit, që u luajt në Austri, u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Në kuadrin e përgatitjeve për fazën finale të Evropianit “Francë 2016”, Kombëtarja kuqezi ka marrë një fitore 3-1 ndaj Katarit, duke treguar se gëzon një formë të mirë në prag të pjesëmarrjes së saj historike në këtë veprimtari madhore futbollistike kontinentale.

Shqipëria ishte ndeshur vetëm një herë në një takim miqësore me Katarin, në një miqësore që ishte mbyllur me fitoren 2-1 të kuqezinjve. Por ndeshja e së dielës ka nisur në mënyrën më të keqe për skuadrën e trajnerit Xhovani De Biazi, që ka pësuar gol që në minutën e dytë.

Megjithatë, Shqipëria i ka marrë gradualisht në dorë frenat e lojës, duke shikuar më shumë drejt portës kundërshtare dhe duke barazuar fillimisht shifrat në 1-1, me një veprim të zgjuar të mbrojtësit Arlind Ajeti, që del pas kurrizit të mbrojtjes kundërshtare dhe përshëndet rrjetën në minutën e 23-të.

Pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë, Lenjani do të përfitojë nga një mbrojtje e pasigurt e aziatikëve dhe do të gjejë një tjetër gol, duke përmbysur kështu shifrat dhe Shqipëria shkon kështu në pushim  duke kryesuar me rezultatin 2-1. Pjesa e dytë do të shikojë shumë ndërrime nga ana e trajnerit De Biazi.

Ndërsa kuqezinjtë do të gjejnë një tjetër gol, në minutën e 64-t, me anë të Armando Sadikut, që gjen edhe golin e katërt me Kombëtaren. Përfundimisht, Shqipëria mundi Katarin 3-1 në takimin e luajtur në Austri dhe që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh