AlbanianSport.com 09.10.2016 17:15
Një ekip që ka treguar se është pjekur, duke mos gabuar ndaj ekipeve të ashtuquajtura “të vogla”. Teksa e kanë vlerësuar qenien e Shqipërisë në vendin e parë të renditjes, duke folur për Televizionin Shqiptar, si veterani i gazetarisë sportive, Fatmir Mneri, ashtu edhe trajneri aktual i Kukësit, Ernest Gjoka, kanë paralajmëruar se ndaj Spanjës duhet bërë kujdes i madh.
Kombëtarja kapërceu një provë të vështirë në Lihtenshtejn, duke treguar treguar se ka aftësinë të mos gabojë me ekipet e ashtuquajtura “të vogla”. Të këtij mendimi janë gazetari sportiv, Fatmir Mneri, dhe trajneri Ernest Gjoka. Duke folur për Televizionin Shqiptar, si veterani i gazetarisë sportive, ashtu edhe trajneri aktual i Kukësit, e kanë vlerësuar qenien e Shqipërisë në vendin e parë të renditjes.
Megjithatë, si Mneri, ashtu edhe Gjoka, kanë paralajmëruar se ndaj Spanjës duhet bërë kujdes i madh.