(Video) Shpresat / Trajneri Bushi për shortin: Grup i vështirë, por besojmë!

Share Button

AlbanianSport.com 28/01/2021 23:10

ASNN – Kombëtarja shqiptare e Nën-21-vjeçarëve ka njohur tëdielën kundërshtaret e saj në Eliminatoret e Kampionatit Evropian 2023. Shorti e vuri Shqipërinë në një Grupin G me Anglinë, Kosovën, Slloveninë, Republikën Çeke dhe Andorrën. Menjëherë pas shortit, në një prononcim për faqen zyrtare në Internet të Federatës Shqiptare të Futbollit, trajneri i skuadrës kuqezi, Alban Bushi është shprehur se ky grup është një grup i fortë, ndërsa e ka konsideruar avantazh njohjen e 3 prej 5 ekipeve kundërshtarë.

“Shorti është shumë i fortë, si të gjithë shortet në përgjithësi kur bien, por mendoj që kemi një favor këtë herë, sepse njohim mirë tre nga ekipet, Andorrën, Kosovën dhe Anglinë, – ka deklaruar ai. – Dy ekipet e tjera, Republikën Çeke dhe Slloveninë, pak a shumë dihet futbolli i tyre, futboll i fortë, luftë në ajër. Do të mundohemi të bëjmë maksimumin. Kemi lojtarë shumë të mirë, pothuajse 80% e ekipit janë nga sezoni i kaluar dhe kjo na bën që të ndihemi mirë, të përforcohemi me lojtarë akoma të rinj, siç kanë ardhur nga Nën-19 dhe nga Nën-20-vjeçarët dhe mendoj që do bëjmë më të mirën.”

Më tej, trajneri i Shpresave foli edhe për objektivin e Shqipërisë në këto Eliminatore, teksa theksoi se skuadra do të japë gjithçka për të provuar kualifikimin për në fazën finale. Nëse Shqipëria arrin në vendin e dytë mund të sigurojë pjesëmarrjen në “play-off”. “Objektivi ynë është që të bëjmë gjithmonë maksimumin në çdo ndeshje për ta fituar atë, por gjithsesi edhe të furnizojmë ekipin kombëtar të të rriturve, – ka deklaruar ish-futbollisti kuqezi. – Por këtë sezon do të futemi siç jemi futur te të gjithë sezonet e mëparshme për të fituar pothuajse çdo ndeshje.”

“Ndeshjen e parë e kemi me Andorrën në qershor, – ka vijuar Bushi. – Uroj ta fillojmë atje me këmbë të mbarë dhe çdo gjë të ecë mirë. Kemi një ekip shumë të fortë. Kemi bërë mirë në eliminatoret e kaluara. Shpresoj që të bëjmë mirë edhe në këto eliminatore. Ne mund të shkojmë shumë lart sepse kemi lojtarë shumë të mirë, por gjithsesi duhet të japim maksimumin në çdo ndeshje dhe në çdo stërvitje. Kur jemi të mobilizuar 100% , ne bëjmë gjëra shumë të mira.”

“Unë këtë i kërkoj lojtarëve dhe këtë do t’i kërkoj edhe këtë sezon dhe uroj me shpresën e Zotit, të kualifikohemi”, – ka përfunduar trajneri i Shpresave kuqezi, Alban Bushi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh