AlbanianSport.com 03/09/2019 19:35
ASNN – Vlerëson miqësoren e luksit, por mendjen e ka tek sfida eliminatore e 9 shtatorit 2019. Një miqësore “luksi” e ka cilësuar trajneri i Shpresave, Alban Bushi, miqësoren e 5 shtatorit me Francën, por nuk e ka fshehur se vëmendja e skuadrës është tek eliminatorja e radhës.
Sfida e vlefshme për Eliminatoret e Euro 2021-shit me Austrinë, do të luhet më 9 shtator 2019 në Stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, duke nisur nga ora 16:00 dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Shpresat e Shqipërisë vazhdojnë stërvitjen në Francë, për atë miqësore me bashkëmoshatarët vendas që trajneri Alban Bushi e ka cilësuar si “luks”.
Megjithatë, duke folur posaçërisht për Rrjetin e RTSH-së, Bushi nuk e ka fshehur se vëmendja e skuadrës është tek eliminatorja e radhës. Miqësorja me Francën do të luhet më 5 shtator, ndërsa sfida e vlefshme për Eliminatoret e Euro 2021-shit me Austrinë, do të luhet më 9 shtator 2019 në Stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, duke nisur nga ora 16:00 dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.