(Video) Shpresat / Trajneri Bushi, euforik për kuqezinjtë Nën-21-vjeçarë

Share Button

AlbanianSport.com 13/06/2019 21:10

ASNN – Kombëtarja e Nën-21-vjeçarëve, ka arritur një barazim 2-2 me Turqinë në ndeshjen e radhës në Eliminatoret e Kampionatit Evropian të kësaj grupmoshe, si dhe ka fituar dy miqësoret me Uellsin të luajtura në Tiranë dhe Durrës. Përveç rezultateve, bie në sy fakti se skuadra kuqezi ka shënuar edhe shumë gola, gjë që e ka kënaqur trajnerin e saj, Alban Bushi. “Jam i kënaqur me rezultatet, por mbi të gjitha nga impenjimi i grupit, sepse sakrifikuan në një fund sezoni të lodhshëm”, – tha ai.

“Shumë lojtarë ishin të rinj, që nuk janë takuar me shumë shokë ekipi, por kanë punuar shumë mirë dhe rezultatet të japin kënaqësi, – ka vijuar trajneri i Nën-21-vjeçarëve. – Ne jemi përqendruar më shumë në aspektin mbrojtës, duke tentuar kundërsulmin, pas pjesëmarrjes së vjetshme, ku sulmonim shumë dhe pësonim shumë gola nga mungesa e përvojës.” Në fakt, Kombëtarja shqiptare e kësaj grupmoshe po kalon një moment të mirë.

Skuadra e trajnerit Alban Bushi ka barazuar 2-2 me Turqinë në ndeshjen eliminatore të Evropianit, si dhe arriti dy fitore në miqësoret me Uellsin. Është për t’u veçuar fakti se futbollistët tanë kanë luajtur mirë por edhe kanë shënuar shumë gola, ndërsa trajneri e vë theksin edhe tek mbrojtja. “Kjo na detyron të punojmë shumë në aspektin mbrojtës, për të menduar më shumë për rezultatet, – ka pohuar Bushi. – Golat që pësojmë janë për gabime naive, për dhurata, ndërsa vuajmë shumë për të gjetur golin.”

“Këtu duhet të ndryshojmë, – ka vijuar ish-sulmuesi i Kombëtares kuqezi. – Golat e pësuar më lehtësi janë shqetësim, natyrisht. Lojtarët kanë nevojë të luajnë rregullisht në klubet përkatëse, u duhet të rriten dhe të fitojnë besim te vetja.” Kosova ka arritur një rezultat pozitiv me Andorrën, dy skuadra këto kundërshtare në grupin eliminator të Shqipërisë. Por duket se kjo nuk i intereson shumë trajnerit Bushi, i cili është i përqendruar në sfidën e ardhshme që ka skuadra e tij me Austrinë.

“E kam parë atë ndeshje, por nuk më interesojnë rivalët dhe renditja, – ka theksuar ai. – Ne u ndalëm në Andorrë, patëm probleme edhe me fushën, tani mendojmë për ndeshjen e radhës kundër Austrisë. Rëndësi ka të luajmë mirë, të mos pësojmë gola naiv. Ne punojmë për të çuar lojtarë në ekipin e parë, ky është synimi madhor.” Në mediat greke është folur se Bullari, futbollist i Shpresave kuqezi, mund të veshë fanellën e skuadrës helene. Por Bushi e hedh poshtë këtë hipotezë.

“Unë aktivizoj lojtarët më në formë, Bullari është shqiptar dhe nuk ka arsye pse të shkojë te Greqia, por janë zgjedhje personale dhe nuk ndalojmë dot askënd, – thotë trajneri i Shpresave, që vetë ka luajtur në Greqi si ish-futbollist. – Kam biseduar me Bullarin, do të jetë për shumë kohë në kombëtare, por është ende shumë i ri, ka kohë për të menduar për ekipin A. Jam shumë i kënaqur nga lojtarët e kampionatit shqiptar, kanë bërë të pamundurën dhe kanë qenë ndër më të mirët, sidomos në Turqi.”

“Kam grumbulluar shumë lojtarë nga kampionati shqiptar, por aq janë mundësitë, disa klube nuk i aktivizojnë të rinjtë, – ka sqaruar Bushi. – Nuk mund të grumbulloj lojtarë pa fund, do të detyrohem të bëj zgjedhje për ndeshjet e ardhshme.” Broja e Bullari, mund të debutojnë në kombëtaren A? “Është diçka e mirë që po paraqiten mirë, nëse vlejnë për ekipin A jam i lumtur, por janë të vegjël për të luajtur për ekipin A, edhe pse mund të grumbullohen ndonjëherë për përvojë”, – është përgjigjur trajneri.

“Janë ende tepër të brishtë për t’u ndeshur me lojtarë të mëdhenj të futbollit botëror, – ka vijuar Alban Bushi. – Ne luftojmë me zemër, në ndeshjen me Turqinë djemtë dhanë gjithçka, edhe pse përballë kishim një rival superior në shumë drejtime, duke parë ekipet ku luajnë lojtarët turq.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh