(Video) Shpresat / Tafas: Sllovenia do të jetë më e vështirë në kthim

Share Button

AlbanianSport.com 08/11/2021 18:40

ASNN – Shpresat e Shqipërisë kanë nisur që prej së dielës grumbullimin dhe përgatitjet në kuadër të dy ndeshjeve të radhës ndaj Sllovenisë dhe Kosovës, të vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Evropian 2023 të Nën-21-vjeçarëve. Kuqezinjtë do t’i zhvillojnë të dyja ndeshjet në fushë të huaj, fillimisht ndaj Sllovenisë më 12 nëntor, ndërsa 4 ditë më vonë do të luajnë kundër Kosovës. Në prag të këtyre dy ndeshjeve, në një konferencë për mediat kanë dalë të hënën dy futbollistët e ekipit Shpresa, Angelo Tafas dhe Mario Mitaj, të cilët kanë vlerësuar fillimisht atmosferën në grup.

Tafas u shpreh se brenda skuadrës atmosfera është shumë e mirë si dhe nga gjendja fizike nuk ka probleme, duke pasur një grup të plotë. “Atmosfera është shumë e mirë, – ka thënë ai. – Kemi nisur përgatitjet që dje. Grupi ka shumë harmoni, është i plotë. Nuk kemi dëmtime nga ana fizike dhe shpresoj të vazhdojmë kështu.” Portieri kuqezi që aktivizohet me klubin e Kukësit në Kategorinë Superiore, u shpreh se dy ndeshjet në fushë të huaj ndaj Sllovenisë dhe Kosovës janë të vështira, por skuadra kuqezi do të japë maksimumin për të marrë 3 pikët.

“Them se Sllovenia do jetë edhe më e vështirë këtë herë sepse janë mundur këtu dhe objektivi ynë është të japim maksimumin dhe të marrim 3-pikëshin atje, – ka thënë gardiani i portës kuqezi. – Por nuk do jetë aspak e lehtë. Kosova gjithashtu është një kundërshtar shumë i vështirë. Dhe sidomos kur ke dy ndeshje jashtë, e bën edhe më të vështirë. Por edhe në këtë ndeshje, objektivi ynë është të marrim maksimumin, 3-pikëshin.” Tafas foli edhe për objektivat e tij në aspekt personal, duke thënë: “Objektivi im është suksesi me klubi, suksesi me Kombëtaren dhe trofetë me klubin e Kukësit.”

“Në plan afatgjatë shpresoj të luaj vazhdimisht dhe të arrij në një klub evropian dhe gjithashtu te Kombëtarja të rriturve”, – ka përfunduar lojtari i Shpresave, Angelo Tafas. Skuadra e drejtuar nga trajneri Alban Bushi arriti të fitonte ndeshjen e parë ndaj Sllovenisë që u luajt në Stadiumin “Elbasan Arena” më 11 tetor 2021, ndërsa kuqezinjtë shpresojnë të arrijnë sërish të marrin 3-pikë pavarësisht se ndeshja e kthimit në Slloveni është e vështirë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh