AlbanianSport.com 22/03/2022 21:10
ASNN – Nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi skuadra e Shpresave të Shqipërisë në futboll po punon dhe po stërvitet intensivisht për t’u paraqitur në mënyrën më të mirë në këto dy sfida. Dhe pas seancave stërvitore, të martën janë prononcuar dy prej futbollistëve të talentuar të Shqipërisë, Eljon Toçi dhe Roi Syla, të cilët kanë folur në lidhje me objektivat për këto dy ndeshje, prezencën e tyre te Kombëtarja si dhe synimet personale.
Roi Syla është Një tjetër lojtar i perspektivës edhe, mesfushori kuqezi i cili është pjesë e skuadrës së Nën-23-vjeçarëve të Brentfordit në futbollin anglez. Syla shprehet i lumtur që ka marrë ftesën për të përfaqësuar Shqipërinë në këto dy ndeshje, teksa shprehet se skuadra ka mundësi të marrë pikë ndaj këtyre kundërshtarëve, pasi ka nivel të lartë. Ekipi i parë i Brentfordit dhe Kombëtarja e të rriturve janë objektivat e Roit në të ardhmen.
– Si ndihesh që je pjesë e Kombëtares?
– Jam gëzuar shumë që jam pjesë e ekipit të Nën-21-vjeçarëve, pasi lojtarët janë të nivelit të lartë.
– Si të ka pritur skuadra?
– Janë të gjithë djem të mirë, punojnë fort dhe luajnë me cilësi të lartë, e kam parë në këto dy ditë stërvitje që janë të gjithë të mirë.
– Cilat janë objektivat e ekipit në këto dy ndeshje?
– Kemi mundësi të marrim pikë në këto dy ndeshje, nga taktikat që po përdorim në stërvitje dhe mundësitë që kemi me topin, që lojtarët të luajnë mirë, kemi mundësi të marrim pikë.
– Po synimet në aspektin personal?
– Objektivi im është të luaj me ekipin e parë të Brentford dhe sa më shpejt me Kombëtaren e të rriturve.