(Video) Shpresat / Dobra: Kemi një grup të talentuar, synojmë gjithçka

Share Button

AlbanianSport.com 09/11/2021 14:55

ASNN – Kombëtarja shqiptare e Nën-21-vjeçarëve po vijon përgatitjet intensive në Durrës për dy sfidat e nëntorit ndaj Sllovenisë dhe Kosovës, të dyja në fushë të huaj, të vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Evropian të 2023-shit. Duke folur të mërkurën për mediat, futbollistët Armando Dobra dhe Adolf Selmani kanë folur në lidhje me gjendjen e ekipit dhe objektivat për këto dy ndeshje. Armando Dobra ishte një nga golashënuesit në ndeshjen e fundit që kuqezinjtë zhvilluan në “Elbasan Arena” kundër Sllovenisë, ku Shpresat e Shqipërisë fituan me rezultatin 2-0.

Duke iu përgjigjur interesit të mediave, ai u shpreh se grupi i kuqezinjve është shumë i mirë dhe i bashkuar dhe do të kërkojë 6 pikët në këto dy ndeshje “Grupi është shumë i mirë, jemi të gjithë të bashkuar dhe kjo është një gjë shumë e mirë sepse kemi dy ndeshje të vështira në fushë të huaj dhe do të shkojmë për t’i fituar të dyja ndeshjet”, – thotë ai. Në vijim, lojtari kuqezi ka folur edhe për sfidat e radhës, duke theksuar: “Të dyja ndeshjet janë shumë të vështira. Si Sllovenia ka gjërat e mira të saj, ashtu edhe Kosova ka të sajat, prandaj të dyja do të jenë të vështira.”

“Mendoj se do shkojmë për ta fituar ndeshjen ndaj Sllovenisë, – thotë në vijim futbollisti i Kolçesterit në Angli. – Ata do të jenë shumë ekip i fortë sepse i kemi mundur këtu dhe do të kërkojnë të na mundin kur të jemi atje. Mendoj se kemi grup shumë të mirë, trajner shumë të mirë dhe do shkojmë për të fituar ndeshjen.” Dobra shprehet se skuadra synon jo vetëm vendin e dytë, por edhe të klasifikohet e para, duke marrë parasysh lojtarët e talentuar që ka në përbërje. “Mendoj se mund të dalim edhe në vend të parë, kemi grup shumë të mirë, shumë të talentuar”, – pohon futbollisti kuqezi.

“Kemi 9 pikë dhe mund ta kapim edhe vendin e parë, – ka vijuar ai. – Por edhe vendi i dytë është shumë i mirë, pasi kemi grup shumë të mirë dhe mund të kualifikohemi për në Evropian.” Në aspektin personal, Armando Dobra thekson se do të bëjë më shumë gola me Kolçesterin, teksa kërkon edhe të kualifikohet në Evropian me Kombëtaren e Nën-21-vjeçarëve. “Objektivat e mia janë të bëj më shumë gola dhe të krijoj më shumë raste për ekipin dhe të renditemi më lart në renditje.”

“Ndërsa objektivat me Kombëtaren janë të kualifikohemi në Evropian me Shpresat dhe më pas shpresoj të kaloj te Kombëtarja e të rriturve, por, hëpërhë, fokusi im është Kombëtarja e Nën-21-vjeçarëve”, – ka përfunduar futbollisti kuqezi, Armando Dobra. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi do të luajnë fillimisht ndaj sllovenëve më 12 nëntor, ndërsa katër ditë më vonë do të luajnë ndaj Kosovës. Skuadra e drejtuar nga trajneri Alban Bushi arriti të fitonte ndeshjen e parë ndaj Sllovenisë që u luajt në Stadiumin “Elbasan Arena” më 11 tetor 2021.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh