(Video) Shpresat / Çelhaka: Shpresoj të vazhdojmë aty ku e kemi lënë

Share Button

AlbanianSport.com 11/11/2021 19:25

ASNN – Shqipëria e Nën-21-vjeçarëve do të zhvillojë të premten ndeshjen e dytë ndaj Sllovenisë në fushë të huaj, të vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Evropian 2023 të kësaj grupmoshe. Skuadra është grumbulluar që prej ditës së diel në qytetin e Durrësit, ku po stërvitet intensivisht, teksa pritet që të enjten të niset drejt Sllovenisë. Në prag të kësaj sfide, në një konferencë për mediat kanë dalë dy futbollistët, Jurgen Çelhaka dhe Jorgo Pëllumbi, të cilët kanë folur në lidhje me ndeshjet që Shpresat do të zhvillojnë këto ditë.

Jurgen Çelhaka shprehet se grupi gëzon harmoni të plotë, teksa shprehet se drejt Sllovenisë kuqezinjtë do të nisen me qëllimin për të marrë tre pikët dhe se fokusi për momentin është vetëm te ndeshja e parë. Ai flet edhe për synimet e skuadrës për të arritur vendin e dytë si dhe objektivat për të ardhmen e tij në aspektin personal. “Skuadrën e shikoj shumë mirë. jemi të gjithë lojtarët, kjo është e rëndësishme, – ka thënë ai fillimisht. – Nuk kemi probleme shëndetësore, as dëmtime. E shikoj grupin në harmoni, pasi vijmë nga dy fitore të rëndësishme që kemi marrë.

“Dhe shpresoj të vazhdojmë aty ku e kemi lënë, – ka vijuar futbollisti kuqezi. – Është e vërtetë që kemi marrë një tre pikësh me shumë vlerë me Slloveninë, kur kemi luajtur në shtëpinë tonë. Por të gjithë ata që e kanë parë ndeshjen, e kanë parë që kemi vuajtur shumë për ta marrë atë tre pikësh. Është një ekip shumë i fortë. Nëse e vlerësojmë siç e vlerësuam këtu në Shqipëri, besoj se do t’i marrim tre pikët edhe aty. Ky është qëllimi jonë.” Më tej, Çelhaka ka folur edhe për Kosovën, duke theksuar: “Është një ekip që duhet vlerësuar”.

“Ka lojtarë shumë të mirë, por ne jemi më shumë të fokusuar te Sllovenia, pastaj do mendojmë ndeshjen e radhës, – ka vijuar ai. A e mendojmë vendin e dytë? Normalisht që e mendojmë. Kemi marrë 9 pikë, kemi fituar ndaj Sllovenisë, kemi një grup me lojtarë shumë cilësorë, si individualisht, por edhe si grup. Do ta synojmë vendin e dytë deri në fund.” Në mbyllje futbollisti i ri ka folur edhe për ecurinë me klubin e tij. “Deri tani mirë, – ka sqaruar Çelhaka. – Nuk kam minutat e nevojshme pasi dihet që kam bërë një transferim nga Shqipëria jashtë saj.”

“Por mendoj se po përshtatem shumë mirë. Për momentin jam i fokusuar te Kombëtarja, të ndihmoj ekipin Kombëtar që të arrijë objektivat”, – ka përfunduar futbollisti i Shpresave të Shqipërisë.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh