(Video) Shpresat / Bushi: Vendi i dytë në grup, ende i arritshëm për ne

Share Button

AlbanianSport.com 12/11/2021 14:55

ASNN – Kombëtarja shqiptare e Nën-21-vjeçarëve do të zhvillojë ditën e premte ndeshjen e dytë ndaj Sllovenisë të vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Evropian 2023 të kësaj grupmoshe. Në prag të kësaj ndeshje të rëndësishme, trajneri i kuqezinjve, Alban Bushi ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka folur në lidhje me sfidën dhe skuadrën. Trajneri u shpreh se ekipi është në gjendje të mirë fizike dhe skuadra do të luajë ndaj Sllovenisë vetëm për të marrë tre pikët.

“I kemi dhënë rëndësi këtij kundërshtari si të gjithë ekipet e tjera, pavarësisht se kemi ndryshuar diçka në përbërjen tonë, taktikën dhe strategjinë tonë, dhe këtë do ta shohim ditën e ndeshjes, – ka thënë ai fillimisht. – Shpresoj që lojtarët do ta bëjnë shumë mirë, e kanë bërë shumë mirë në stërvitje. Jemi përqëndruar sidomos te kundërsulmi dhe do të mbrohemi shumë mirë, por në momente të caktuara duhet të mbajmë dhe topin dhe të kemi sa më pak lodhje.”

“Mendoj që ekipi është përgjigjur mirë këto 2-3 ditë dhe kam shumë besim pasi i shoh shumë të karikuar dhe në çdo gjë që bëjmë, ata janë shumë të saktë dhe e kuptojnë shumë mirë strategjinë që duhet të ndjekin për këtë ndeshje, – ka vijuar ish-futbollisti i njohur. – Kemi bërë analiza, jemi stërvitur në kushte shumë të mira, sot kemi edhe stërvitjen e ditës së ndeshjes në stadium dhe mendoj që do të shkojë çdo gjë mirë.”

Në vijim, trajneri i Shpresave ka folur edhe për objektivat në këto eliminatore, duke theksuar: “Kam shumë besim që këtë edicion do të bëjm shumë mirë, po kjo varet e gjitha nga ndeshja me Slloveninë. Ne kemi 9 pikë dhe mendoj se çfarëdo të ndodhë me Slloveninë, ne prapë do të jemi në lojë, por nuk besoj se do të ndodhë humbja. Unë kam shumë besim se ne do të fitojmë dhe do të jemi shumë pranë vendit të dytë. E thashë edhe në konferencën e parë për shtyp që nëse ne do të fitojmë, do të kemi më pas mundësi të marrim edhe lojtarë nga ekipi i parë.”

“Kjo pasi nuk ka ndeshje në muajin mars, ku do të luajmë ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë dhe do të kemi më shumë alternativa, si Kumbulla, Broja, – ka vijuar trajneri Bushi. – Por sidoqoftë, fokusi ynë është te kjo ndeshje me Slloveninë që duhet ta fitojmë patjetër. I kërkoj lojtarëve që të japin maksimumin, pasi në futboll janë të treja rezultatet. Por kur jep maksimumin, pranohet çdo lloj rezultati. Në të kundërt është problem.”

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh