(Video) Shpresat / Bushi: Refuzime kemi patur, por edhe kemi bindur talente

Share Button

AlbanianSport.com 12/03/2024 23:00

ASNN – Trajneri i kuqezinjve Nën-21-vjeçarë komentoi listën e 23 lojtarëve të grumbulluar për këto dy sfida të rëndësishme, që do të luhen në Stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë. Alban Bushi komentoi edhe mungesën e Kristian Shpendit. “Presion nuk mund të them, pasi jemi shumë komod, – ka thënë ai fillimisht. – Ambicie personale, kolektive, stafi mendon gjithmonë dhe ka ambicie për t’u kualifikuar, patjetër edhe drejtuesit e Drejtorisë Teknike kanë shumë ambicie tek Nën-21-vjeçarët, sepse ka lojtarë cilësor. Nuk është që kemi një organikë të mirëfilltë, kemi një organikë të mirë.”

“Janë 3 ose 4 lojtarë që mund të shkojnë te ekipi A dhe trajneri Silvinjo i sheh me përparësi, por edhe rezultati është i rëndësishëm sepse për lojtarët e vitlindjes 2002, 2003 që të luajnë në Evropian është një trampolinë e mirë, – ka vijuar Bushi. – Ata e dinë rëndësinë e ndeshjes, është e vërtetë që Finlanda na ka mundur atje 4-1, por pavarësisht rezultatit ne kemi luajtur mirë por kemi bërë gabime individuale dhe do mundohemi në këto ndeshje t’i minimizojmë sa më shumë.” Ka grumbulluar Stivën Shpendin që nuk luan prej shumë javësh, a është një problem?

“Stivën Shpendi stërvitet në një ekip shumë të mirë në Serinë A me Leçen, – përgjigjet trajneri kuqezi. – Është një lojtar që shënon gola shumë, por është e vështirë të luash në Serinë A në atë moshë që ka Stiven Shpendi, sepse ka lojtarë me shumë përvojë. Sa herë që ai vjen jep maksimumin si në stërvitje po ashtu edhe në ndeshje, është lojtari kryesor i joni. Ai do të luajë në këto ndeshje dhe shpresoj që të shënojë sepse është një djalë që jeton për futbollin pavarësisht se nuk ka minuta me klubin e tij. Më vjen keq që është pezulluar Kristian Shpendi, pasi është dënuar për 3 ndeshje nga UEFA.”

“Por, sidoqoftë, lojtarët që kemi në fazën sulmuese po luajnë me klubet e tyre, Rashica po merr shumë minuta te Skënderbeu, Nikaj gjithashtu edhe Kurtulan në Turqi, – ka theksuar ai. – Kemi lojtarë të fortë, të mirë që kanë cilësi. Unë do të doja që ne të jemi më shumë agresiv në fazën defensive, pasi kur humbim topin nuk jemi shumë agresivë sa është kundërshtari. Ndërsa në momentin që ne shkojmë për të bërë gol ekipi jep maksimumin për të vajtur deri te metri i fundit dhe kur mbrohemi nuk e japin metrin e fundit.”

“Kemi këmbëngulur gjatë gjithë kohës duke u dërguar video lojtarëve që duhet ta bëjnë këtë gjë dhe në momentin që do të jetë ndonjë lojtarë që nuk do ta bëjë, do të dali nga loja që në pjesë e parë, – ka thënë Bushi. – Ne duam lojtarë që të sakrifikojnë edhe në fazën sulmuese edhe në fazën mbrojtëse, vetëm kështu mund t’i përballosh këto ekipe sepse ata në organikë janë më të fortë se ne dhe kur vjen puna për të sakrifikuar në momente të caktuara, sakrifikojnë më shumë se ne dhe kjo na ka penalizuar këto dy ndeshje, në Rumani dhe Finlandë.”

“Kam shumë besim që me Finlandën në “Arenën Kombëtare” do të bëjmë shumë mirë”, – ka shtuar trajneri i Shpresave, i cili në fund është pyetur nga mediat edhe nëse ka patur refuzime nga lojtarët që luajnë në Evropë? “Është e vështirë, ne kemi negociuar dhe ajo që kërkojmë është që çdo lojtarë të zgjedhë me zemër, – është përgjigjur Bushi. – Nuk mund të marrësh lojtarë që nuk e ndjejnë fanellën. Deri tani nuk është se kemi patur probleme, por nuk e shoh si problem edhe sikur të thotë jo. Tani kemi marrë dy lojtarë, Jashari dhe Fetai.”

“Dy lojtarë shumë të mirë datëlindja 2005 që do të jenë edhe për dy vite të tjera me shpresat. Ka patur edhe lojtarë që na ka refuzuar, na ka premtuar, por nuk ka ardhur. Sidoqoftë, nuk ka asnjë problem pasi është brenda rrethit të Shqipërisë dhe nuk ka dalë jashtë saj”, – ka përfunduar trajneri i Shpresave kuqezi, Alban Bushi.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh