(Video) Shpresat / Bushi: Ja dallimet e dy përfaqësueseve shqiptare

Share Button

AlbanianSport.com 03/10/2019 18:30

ASNN – Kombëtarja shqiptare e Nën-21-vjeçarëve  do të luajë ndeshjen e radhës me Kosovën, të vlefshme për Eliminatoret e Evropianit 2020 të kësaj grupmoshe. Kosova vjen si kryesuese e grupit dhe trajneri i kuqezinjve nën 21 vjeç, Alban Bushi, i njeh dhe i vlerëson cilësitë e kundërshtarit. Megjithatë, kërkon nga skuadra e tij rezultatin pozitiv në këtë përballje. Më 15 tetor, Shpresat kuqezi do të përballen me bashkëmoshatarët e vet të Kosovës në Stadiumin “Elbasan Arena”, në një ndeshje të vlefshme për Eliminatoret e Evropianit të kësaj grupmoshe.

Trajneri i kuqezinjve e vlerëson kundërshtarin për grintën dhe ambiciet që ka. “Kundërshtarin e njohim, është i fortë dhe pretendent për t’u kualifikuar, – thotë ai. – Ata kanë një grup të lidhur, ndryshe nga ne që bëjmë shumë ndryshime, pasi furnizojmë Kombëtaren e parë. 3-4 lojtarë të Kosovës, nuk dua të përmend emra, i kemi kontaktuar para dy vjetësh por, nuk kanë pranuar të vijnë me ne, edhe pse, për ne nuk është problem. Pika e tyre më e fortë është agresiviteti dhe dëshira që kanë për të fituar, diçka që te lojtarët tanë nuk e kanë në 90 minuta, kanë luhatje në agresivitetin gjatë lojës.”

“Unë mendoj se Kosova është një hap më lart se ne në këtë aspekt, – ka vijuar ish-futbollisti i Kombëtares kuqezi. – Po t’i shikosh lojtarët tanë, kanë më shumë cilësi se ata. Por, kjo grinta duket se e mposht cilësinë, duke dhënë 100% në fushën e lojës dhe agresivitetin që unë kërkoj te skuadra, ne do dalim me rezultat pozitiv. Kosova i ka të gjithë lojtarët që luajnë titullar dhe marrin minuta.” Kosova me meritë ndodhet në krye të grupit me 6 pikë, në 3 ndeshje, një më pak se Shqipëria që ka 2 pikë në 4 sfida të luajtura.

Megjithatë, trajneri Bushi kërkon rezultatin pozitiv nga skuadra e tij, mbi të gjitha edhe për arsye se ndeshja luhet në fushën e saj. “Ne duhet të japim maksimumin, pavarësisht forcës së kundërshtarit që kemi përballë, – ka thënë ai. – Këto ndeshje shërbejnë për t’u rritur dhe fituar elementë për brezin e ardhshëm. Jemi duke u zhvilluar, kemi lojtarë shumë të mirë, por ne mendojmë edhe për Kombëtaren A, e cila ka marrë shumë lojtarë në tre vitet e fundit. Ne ëndërrojmë Evropianin dhe mundohemi të bëjmë maksimumin.”

“Unë nuk kërkoj asgjë nga skuadra, përveçse faktit të luftojë dhe të japë gjithmonë maksimumin në fushën e lojës, atë që ka brenda atyre, – theksoi ai. – Në lojë duhet të luftosh 95 minuta. Duhet të pranojmë që këta janë lojtarët që kemi në dispozicion. Jemi të kënaqur, kur shohim lojtarët e Shpresave që bashkohen me ekipin A. Kjo na bën krenarë dhe shpresojmë që me Kosovën të bëjmë të lumtur tifozët tanë.” Në konferencën për shtyp, të mbajtur në mjediset e FSHF-së, ku ka zbardhur listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen eliminatore ndaj Kosovës.

“Selmani mund të jetë pesë e Kombëtares A, këtë nuk e dimë ende, – ka thënë trajneri i Shpresave, duke analizuar kontingjentin që ka në dispozicion. – Në përgjithësi mendoj që lojtarët të cilët kanë më shumë minuta duhet të vijnë në Kombëtare. Kemi bërë 4 ndeshje dhe mendoj se gabimin e vetëm e kemi bërë vetëm me Andorrën. Me Turqinë kemi bërë mirë, ndërsa me Austrinë kemi bërë lojën më të dobët në këto eliminatore. Duhet të ishim më agresivë dhe skuadra u shpërbë në 20 minutat e fundit.”

“Gjë që nuk ka ndodhur në ndeshjet e mëparshme, – ka vijuar Bushi. – Objektivi i Shpresave është të futemi për fitore, por duhet të nxjerrim lojtarë për Kombëtaren A. Ka shumë lojtarë si Bullari, Broja, Ndreçka, Kalaj dhe Pëllumbi që nuk e kanë moshën për te ne, por ne i marrim, i japim minuta, por kjo ka kostot e veta, pasi ata luajnë me lojtarë tre vjet më të mëdhenj.” Kjo përballje do të zhvillohet në datën 15 tetor, në stadiumin “Elbasan Arena”, ora 19:00 dhe trajneri kuqezi ka një apel: “Tifozët na kanë mbështetur, ekipin kombëtar duhet ta mbështesin, pavarësisht orarit apo kohës së keqe. Unë mendoj se me Kosovën do të ketë tifozë në stadium.”

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh