(Video) Shpresat / Bushi: Grupi i lojtarëve, i bollshëm & i konsoliduar

Share Button

AlbanianSport.com 12/11/2021 16:25

ASNN – Në prag të ndeshjes së rëndësishme me Slloveninë, trajneri i Shpresave kuqezi, Alban Bushi, ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka folur në lidhje me sfidën dhe skuadrën. Ai u shpreh se ekipi është në gjendje të mirë fizike dhe skuadra do të luajë ndaj Sllovenisë vetëm për të marrë tre pikët. Gjithashtu, Bushi theksoi se në këtë ndeshje kuqezinjtë do të përdorin një tjetër strategji loje dhe skuadra është mjaft e karikuar për të fituar sfidën ndaj sllovenëve. Trajneri beson se kjo skuadër mund ta arrijë vendin e dytë në grup, teksa foli edhe për rikthimin e Muçit në ekip, si dhe rritjen e cilësisë së futbollistëve shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve të vendit.

“Gjendja fizike e skuadrës është shumë e mirë, – ka thënë ai fillimisht. – Fizikisht thuajse janë të gjithë mirë, me një përjashtim të Asllanit që ka marrë një goditje dje, por është diçka e lehtë. Kjo është diçka pozitive sepse si asnjëherë më parë grupi është i plotë. Na është afruar edhe Muçi ditën e fundit, për këtë dua të falënderoj edhe trajnerin Reja, i cili na dha mundësinë që të kemi edhe Muçin dhe të kemi sa më shumë alternativa për ndeshjet me Slloveninë dhe Kosovën. Jemi të fokusuar shumë te kjo ndeshje sepse është shumë e rëndësishme për ne, por, sidoqoftë, është një ndeshje futbolli dhe i ka të 3 rezultatet brenda.”

“Pavarësisht se ne do të shkojmë për ta fituar atë ndeshje pasi jemi më të mirë se Sllovenia dhe e kemi treguar edhe këtu në Elbasan, – ka vijuar kreu i stolit të Kombëtares kuqezi të Nën-23-vjeçarëve. – Por jemi më të mirë atëherë kur ne bëjmë më të mirën, kur japim maksimumin në fushë. Mendojmë që e di çdokush nga lojtarët se sa e rëndësishme është kjo ndeshje për ne dhe se sa shumë duhet të luftohet për ta fituar, sepse nëse fitojmë, atëherë mund të kemi mundësi më shumë për t’iu afruar vendit të dytë. Përveç Carës që ka qenë i dëmtuar dhe na prish punë, pasi ka qenë pjesë e ekipit për kaq kohë.”

“Por, me ardhjen e Muçit bëhemi sidoqoftë më të fortë, – ka këmbëngulur Bushi. — Megjithëse e kishim në ndeshjen me Slloveninë, por duke qenë se e mori ekipi i të rriturve dhe e ktheu, është një plus për ne. Është një lojtar i rëndësishëm, ka qenë determinant për ne në shumë ndeshje. Kemi shumë alternativa këtë radhë. Arapaj është një lojtar shumë i mirë, ka luajtur thuajse të gjitha ndeshjet në formacion, një lojtar që lufton shumë. E ka dhe pasin për ta marrë topin nga mbrojtja, për ta nxjerrë në sulm, por edhe pasimin për gol e ka shumë të mirë. Besoj se do t’i jepet mundësia në këto dy ndeshje që të aktivizohet dhe të japë maksimumin.”

“Mendoj se çdo lojtar për ne është i rëndësishëm, – ka pohuar trajneri i Shpresave. – Këtu është ekip kombëtar dhe secili nga ne është i rëndësishëm dhe duhet të ndihet me rëndësi pasi dikujt mund t’i vijë mundësia vetëm 1 minutë dhe ta shpëtojë Shqipërinë për një kualifikim në vend të dytë ose në vend të parë. Prandaj të gjithë lojtarët janë shumë të rëndësishëm për ne.” Më tej, Bushi ka vlerësuar edhe rritjen e numrit të lojtarëve dhe alternativave në skuadër. “Mendoj që Shqipëria kohët e fundit ka bërë shumë përpara në futboll, si me klubet, që kanë kaluar në Kupat e Evropës disa ture, jo vetëm këtë vit por edhe në vitet e tjera, por gjithashtu edhe Kombëtarja që nuk diskutohet që ka bërë shumë mirë”, – ka vijuar trajneri kuqezi.

“Janë rritur lojtarët shqiptarë, është rritur niveli i trajnerëve, është rritur infrastruktura në Shqipëri dhe kjo i bën mirë futbollit. Ekipi A ka një moshë mesatare shumë të re dhe kjo tregon që është punuar shumë si brenda vendit, ashtu edhe jashtë vendit, me skautet që Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka në Evropë, të cilët bëjnë punën e tyre që të afrojnë sa më shumë lojtarë dhe të kemi sa më shumë alternativa. Po të shikojmë edhe ekipet zinxhirë të moshave kanë shumë lojtarë cilësorë dhe unë mendoj se Shqipëria tani ka hyrë në një rrugë që nuk do të ketë më probleme në të ardhmen për lojtarë, siç ka pasur dikur, kur mungonin dy lojtarë dhe nuk kishin me kë t’i zëvendësonin dhe kjo është falë punës së mirë të FSHF-së”, – ka përfunduar Bushi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh