(Video) Shpresat / Bushi: Furnizimi i Kombëtares, mision i përmbushur

Share Button

AlbanianSport.com 24/03/2022 19:25

ASNN – Shqipëria e Nën-21-vjeçarëve do të zhvillojë ditën e premte ndeshjen e radhës në kuadër të Eliminatoreve të Kampionatit Evropian 2023, atë ndaj Republikës Çeke. Në prag të kësaj sfide të rëndësishme, trajneri i skuadrës së Nën-21-vjeçarëve, Alban Bushi ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka folur në lidhje me gjendjen e skuadrës dhe synimet e ekipit për këtë ndeshje. Trajneri kuqezi shprehet i kënaqur dhe i mbushur me optimizëm nga i gjithë grupi. “Në përgjithësi jemi shumë mirë.”

“Jam shumë i kënaqur nga i gjithë grupi, fizikisht janë shumë mirë, pavarësisht mungësave që kanë ikur në ekipin e parë që na i kanë prishur pak ekuilibrat, por jemi munduar që ta miksojmë pak grupin edhe për ditëlindjet për sezonin tjetër 2002, 2003, 2004, – ka vijuar ai. – Në përgjithësi skuadra është mirë, sidomos ditën e djeshme ka qenë një stërvitje shumë e mirë dhe më kanë bërë shumë optimist.” Më tej, Alban Bushi thotë se objektivi kryesor i Shpresave është furnizimi i Kombëtares së të rriturve me lojtarë të rinj.

Sipas tij, ky është një objektiv i realizuar, por kjo nuk i shërben ekipit të Nën-21-vjeçarëve në ndeshjet e tyre. “U bëra disa vite në drejtimin e skuadrës së Shpresave dhe kemi pasur probleme gjithmonë, – rrëfen ish-futbollisti kuqezi. – Ne jemi një vend i vogël dhe objektivat nuk janë madhor për Nën-21-vjeçarët. Pra, objektivi ynë është personal, lojtarët duan të kualifikohen në Europian, por si objektiv madhor ne kemi ekipin A. Kemi çuar shumë lojtarë në ekipin e të rriturve si asnjëherë më parë, Shqipëria ka 80% të ekipit me lojtarë që i kanë ardhur nga moshat.”

“Dhe për këtë arsye jemi shumë të gëzuar dhe të lumtur, si Federatë, si Drejtori Teknike sepse është bërë një punë shumë e mirë te moshat, por gjithsesi na prish edhe neve pak ekuilibrat sepse 2-3 lojtarë të mirë, po të lëvizin nga U-21 bëjnë diferencën dhe kur përballesh më pas me ekipe të forta dhe me cilësi duhet të marrësh edhe rezultat. Kjo na i ka prishur pak objektivat që kishim, por gjithsesi jemi të lumtur sepse po shkojmë mirë.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh